E Shtunë, 31 Tetor 2026

Greva për banesat në ditën e tetë. Rama: Zgjidhje pas 23 qershorit

grevaTiranë- Greva e banorëve tek rruga Margarita Tutulani ka hyrë sot në ditën e tetë të saj dhe asnjë prej autoriteteve nuk ka marrë gjeturn një zgjidhje për shqetësimet e tyre. 1

0 grevistët shprehen të bindur se do të vijojnë të qëndrojnë pranë banesës ku kanë jetur për dhjetra vjet deri sa qeveria të gjejë një zgjidhje për ta. Situata shëndetësore e tyre vijon të përkeqësohet, pasi disa janë të moshuar dhe vuajnë nga sëmundje të ndryshme, kryesisht tensioni. Madje ata sot kanë refuzuar edhe ndihmë mjekësore.

Sot situata është përkeqësuar sepse pronari i shtëpisë ka filluar prishjen e saj, i mbështetur edhe nga forcat policore. Ky veprim është kundërshtuar ashpër nga vetë banorët, pasi sipas tyre është i jashtëligjshëm.

Dje grevistët kanë ngritur një padi penale ndaj Entit të Banesave ‘Për shkelje ligjore’. Enti ka vënë në lëvizje gjykatën për urdhrin e ekzekutimit. Akti normativ është për lirimin e banesave të ish- pronarëve, ndërsa urdhri i gjykatës bazohet në një certifikatë pronësie trualli”,- është shprehur Agron Gjebia, për përfaqësues ligjor i banorëve.

Më herët grevistët kanë refuzuar edhe propozimin e kreut të bashkisë Lulzim Basha për mundësimin e sistemimit të menjëhershëm në banesa me qira, derisa të ketë mundësi t’i sistemojë me 3 programet për strehim: Banesat sociale, kreditë e buta ose bonusi i qerasë që ofron Bashkia e Tiranës.

Rama: Dilni nga greva, zgjidhje pas 23 qershorit

Ndërkohë çështja e grevistëve është trajtuar edhe nga kryesocialisti Edi Rama, i cili gjatë një bashkëbisedimi me qytetarët në njësinë nr.5 në kryeqytet ka kërkuar që ata të dalin nga greva dhe premtoi zgjidhjen e këtij problemi pas zgjedhjeve të 23 qershorit.

Këtu mesa kuptoj unë ka dy anë. Njëra është ana që lidhet me aktin famëkeq normativ të nxjerrjes nga shtëpia të familjes së ish- pronarëve, që për hir së vërtetës e drejta kërkon ti marrin shtëpitë e tyre. Por, nuk vendoset një e drejtë duke bërë një padrejtësi. Vendosja e të drejtës për të strehuar pronarët në shtëpinë që u kanë marrë dikur është e vonuar. Por në emër të kësaj të drejte është bërë padrejtësi e madhe dhe nga gjithçka nga kjo padrejtësi janë familjet që nuk kanë të ardhura për të përballuar jetesën,- tha Rama.

Më pas ai ka thënë se Policia Bashkiake po ushtron dhunë ndaj këtyre banorëve, ndërsa u shpreh se prona ti jepet pronarit, por njëkohësisht të gjendjet nëj zgjidhje edhe për familjet që kanë jetuar aty.

Ana tjetër e medaljes është Bashkia me bandën që mban uniformat e Plicisë Bashkiake, por në fakt godet në mënyrë abuzive sëbashku dhe nën urdhrat e të famshmit drejtor që për shkak se mori pjesë në manipulim e zgjedhjeve të 8 majit u ngjit në një detyrë dhe detyra e tij është të dhunojë qytetarët e Tiranës, duku u nisur me ato gra që u dhunuan në bashki. Që të thuash që të bëjmë diçka sot është realisht një shpresë e kotë. Askush nuk duhet të shpresojë të bëjë gjithçka pa shporrur këto forca që sillen nëpër territor si forca pushtuesish dhe i vënë flakën fshatit, pa larguar këtë qeveri dhe pushtetin familjar që ka kapur fijet e interesave të vendit dhe i ka kthyer në nyje të interesit ë vet. Ju jap një këshillë miqësore është të përpiqemi të gjemë një rrjet solidariteti dhe tju japim mundësi për tu strehuar deri më 23 qershori dhe të marrim angazhimin që me një projekt dhe program të posaçëm tju garantojmë strehim afatgjatë,- tha Rama.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›