Inagurohet Unaza në Fushë-Krujë, Berisha: Mjedis të shëndetshëm zonës
Fushë Krujë- Kryeministri Sali Berisha, ka qënë i pranishëm ditën e sotme në qytetin e Fushë- Krujës ku ka inaguaruar e rikonstruksionit të Unazës, një nga arteriet kryesore të zonës.
Inaugurojmë një unazë që është jetike për qytetin, e cila në projektin tonë plotëson një infrastrukturë të shkëlqyer për këtë vend, modernizon trafikun, parandalon ndotjen si dhe krijon një mjedis më të shëndetshëm për qytetarët e Fushë Krujës- tha Berisha.
Berisha nuk la pa përmendur edhe zgjedhjet e 23 qershorit ku u shpreh i bindur për fitoren e partisë së tij.
PD shkon drejt zgjedhjeve si një parti me premtimeve të mbajtura. Shkojmë drejt zgjedhjeve të sigurt në fitore, jo për ato që kemi realizuar, por për ato që do realizojmë. Ne kërkojmë votën sepse katër vitet që vijnë garantojmë 250 mijë vende pune. Katër vitet që vijnë kemi të garantuara së paku 6 miliard euro investime. Ne kërkojmë votën se katër vitet që vijnë janë vitet e projekteve historike, projekteve të shekullit për Shqipërinë. Kaskada e Devollit, gazsjellësit TAP, ndërtimi i dhjetëra HEC-eve të tjera.- deklaroi kryeministri Berisha.
Gjatë fjalës së tij Berisha ka hedhur sërish kreun e opozitës për bllokimin e statusit kandidat, i cili nuk votoi tre ligjet.
Ne ja dolëm të anëtarësojmë Shqipërinë në NATO, të heqim vizat për shqiptarët. Ia dolëm të meritojmë statusin kandidat, Komisioni Evropian rekomandoi Shqipërinë me kusht që të votoheshin tre ligje, ligjet u bllokuan nga personi i cili ka vetëm interesa personale. Me bllokimin e ligjeve Shqipëria humbi marrjen e statusit, humbi investimet shtoi më tëj Berisha.