Berisha: 3 deputetët e PS-së në listat tona, Rama përdor KQZ-në për pazare
Tiranë- Kryeministri Sali Berisha ka deklaruar sot se arsyeja e largimit të anëtarëve të PS-së në KQZ është sepse kreu i saj Edi Rama nuk do të njohë rezultatin e zgjedhjeve.
Gjatë një konference për shtyp, shefi i ekzekutivit u shpreh se vetë kryesocialisti e ka thënë se nuk do ti pranojë këto zgjedhje, ndërsa tha se nuk ka pasur asnjë presion nga ndërkombëtarët për të zgjidhur situatën.
Rama e përdori problemin e komisonerëve për pazar, kryekëput. Pazari më i shëmtuar ishte i gjori Jani Jani. Po pse i gjori, sepse u ngri. Dhe pastaj e nxorën nga frigoriferi në diell. Pse e bën këtë, për të hapur vend në listë, për kryetarin e partisë së Janit. Jo vetëm nuk kam pasur dhe nuk mund të imagjinohet të ketë asnjë lloj nga një mendie e shëndoshë. Por përkundrazi di mirë që zotit Rama i është kërkuar të lërë këto lodra me KQZ, të çojë anëtarët në KQZ në detyrën e tyre. Por, meqë po më pyet kapitullin e mbylli zoti Rama, sepse vetëm tre ditë pas shkrirjes së Jani Janit u deklaroi bashkëbiseduesve të vet të huaj se Edi Rama po humbi këto zgjedhje nuk do njohë rezultatin. Bashkëbiseduesit i dhanë përgjigjen se meritonte . U tha me fjalë të tjera se tërheqjen e komisonerëve e kam si mjet për të justifikuar humbjen e zgjedhjeve. Si ndjese ndaj mbështetësve të mi për të justifikuar humbjen dhe mosnjohjen e zgjedhjeve Edi Rama ka qartësuar të gjithë raportet e tij, me qëndrimin ndaj KQZ”,- tha Berisha.
Pyetjes se nëse ai do të jetë kandidat në zgjedhjet e qershorit, kryeministri ju përgjigj se nuk i është shmangur kurrë kandidimit, ndërsa shtoi se do të donte që këtë vit të kishte në Parlament edhe zotin Rama.
I ka filluar fobia e listës. Në 2009-wn nuk hyri kurrë në listë, tani po e bën si me këtu, aty. Sidoqoftë në krye, apo në mes të listës unë i uroj të gjejë një vend sepse nuk është shumë bindëse opozita që nuk ka kryetarin e saj në Parlament. Dhe nuk është se unë, nuk e kam vuajtur mungesën e kryetarit të opozitës në Parlament, por mandatin e ri të jetë në Parlament. Sepse kjo sjell dëshirat e pakontrollura të një serie të gjatë deputetësh që duan të paraqiten si kryeministra aty, dhe të paktën e dinë se e kanë aty kryetarin,- tha Berisha.
Pyetje pati edhe mbi largimin e deputetëve të Partisë Scoislite, ndërsa shefi i ekzekutivit tha se emri i Islami, Dogjanit dhe Kadelli do të jenë në listat e PD-së si kandidatë për deputetë.
Tre deputetët socialistë, të cilët me qëndrimi ne tyre të përgjegjshëm bënë të dështojë plani i zotit Rama, për të marrë pushtetin nëpërmjet aleancës tashmë të njohur e the vetë ti tani, dështoi, ata janë dhe do jenë në listat e PD,- tha kryeministri.
Sot ai ka paralajmëruar deputetët se listat do të ndryshojnë, duke thënë se nuk do të jenë të njëjta me zgjedhjet e katër viteve më parë.
Ka një frymë, kjo parti nuk jep asgjë tjetër perveç mirënjohjes së thellë për kontributin e secilit. Ka një marrëveshje dhe unë marrëveshjet i zbatoj. Kam një marrëveshje me tre deputetë të PS-së të cilët me qëllimin e tyre të përgjegjshëm ndaj vendit bënë të dështojë përpjekja e fundit e Edi Ramës për tu bërë kryeministër i pavotuar. Do mbetet në pankinë edhe për shumë kohë- tha Berisha.