Prifti në Bulqizë, task forcë për minierat

Ministri i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjitikës, Drtian Prifti ka prezantuar në Bulqizë task forcën për minierat. Në një prononcim për "Ora News", Prifti tha se plani i veprimit i firmosur nga 4 ministrat do zgjidhë përfundimisht problematikat që ka në miniera. "Kam mbledhur task forcën dhe i kam bërë të qartë të gjithë detyrat për çdo institucion. Ka një plan veprimi për aktivitetin mineral në Bulqizë", tha ai. Prifti nënvizoi se nuk do ketë shfytëzim të paligjshëm të kromit.
Prifti tha se problem në miniera është ruajtja e jetës së minatorëve.