E Diel, 1 Nëntor 2026

Greva vazhdon, ACR: Gati të plotësojmë kerkesat

BULQIZE- Kompania konçesionare ACR përsëriti sot gatishëmrinë e saj për të plotësuar të gjitha kërkesat e minatorëve në mënyrë që të rifillojë menjëherë punë në miniërë dhe të kthehet normaliteti.

Në një komunikim për shtyp, administratori Giga Bedineishvilli tha se kreu i Konfederatës së Sindikatave, Kol Nikolla po pengon nënshkrimin e marrëveshjes mes kompanisë dhe minatorëve.

Më heret, Komisioni i Grevës në një mbledhje ka vendosur vazhdimin e grevës së urisë së minatorëve të Bulqizës.

Kreu i Konfederatës, Kol Nikolli tha se do të vazhdojmë të mbrojmë të drejtat e minatorëve, duke shtuar, se minatorët nuk tërhiqen në asnjë nga kërkesate tyre. Minatorët shprehën gadishmërinë e tyre për të firmosur një aktmarrëveshje, duke ftuar përfaqësuesin e ACR-së në Bulqizë.

Sipas tyre, gjendja e minatorëve grevistë është mjaft e rënduar.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›