Kuvendi Civil Asnje lidhje me kreun e opozites
Aktivistet e Kuvendit Civil permes nje deklarate per shtyp hedhin poshte akuzat e Kryeministrit Berisha se shperndarja e posterave ku lajmerohej ne menyre satirike se kreu i qeverise kishte nderruar jete ishte iniciuar nga kreu i opozites Edi Rama. Zoti Kryeminister ne kemi lidhje me zotin Rama po aq sa kemi lidhje me ju. Mos i jepni as merita kundershtarit tuaj per kete akt sepse ate e beri Kuvendi Civil ne emer te qytetareve te prekur nga keqperdorimi keqberja dhe keqfunksionimi jo vetem i ligjeve tuaja por edhe i institucioneve qe ju drejtoni dhe keni vendosur nen tunele theksohet ne deklarate. Po keshtu perfaqesuesit e Kuvendit Civil theksojne se ata nuk i nxori nga qelia Kryeministri por frika e tij per te mos bere me armik faktorin nderkombetar dhe po keshtu konflikti mes policise dhe prokurorise.