E Diel, 1 Nëntor 2026

Hazizaj Presidenti nuk ka raund te pare pa prezencen e 84 deputeteve

Interviste Juristi i njohur thekson se precedenti eshte i njejti me Kosoven

Nese ne votimin e raundit te pare nuk marrin pjese 84 deputete atehere ai nuk mund te cilesohet si i kryer. Ky eshte mendimi i juristit te njohur ish-deputetit te PS-se Sokol Hazizaj i cili ne nje interviste per Shqip shtjellon idene per menyren e procedimit nga Kuvendi i Shqiperise per zgjedhjen e kreut te ri te shtetit. Sipas tij i njejti precedent qe ndodhi me Kosoven ku Parlamenti i ketij shteti zgjodhi presidentin e saj proces qe u rrezua nga Gjykata Kushtetuese vlen dhe per Shqiperine.

Z. Hazizaj si i shihni debatet e hapura per zgjedhjen e presidentit ku se fundmi po kerkohet dhe ndryshimi i Kushtetutes

Ndryshimet kushtetuese te vitit 2008 kane mundesuar asaj kohe qe zgjedhja e presidentit te shihej si nje moment jo fort i thjeshte dhe si nje moment i kapercimit te krizave qe mund te krijoheshin me pas. Ne kete kuptim u hartua dhe pranua nga te gjitha palet se jo rastesisht dispozita referuese neni 87 i Kushtetutes i cili pranonte domosdoshmerisht kuorumin e mbi 84 votave per pranimin e presidentit dhe ne rast te kundert pas pese votimeve ne mungese te ketij numri Kuvendi duhej domosdoshmerisht te shperndahej. Ky moment nuk ishte krijuar rastesisht por per ti krijuar mundesine forcave politike te parlamenteve te mepastajme te cilet edhe nese do te kishin konflikte per hartime dhe miratime ligjesh te ndryshme i vetmi vend dhe e vetmja kohe qe do ti bashkonte dimensionet politike te majta dhe te djathta do te ishte Kushtetuta dhe vetem ajo si akt themelor mbi te cilat do te ngriheshin te gjitha veshtrimet per konsolidimin e nje shteti ligjor demokratik. Ne kete kuptim dua te theksoj se dimensioni i tre te pestave nuk eshte trajtuar si favor i mazhorances politike te viteve 1997-2001 per faktin e thjeshte se dihej asaj kohe se asnjehere tjeter nuk mund dhe nuk ka se si te krijoheshin mazhoranca absolute te tilla si ne ate kohe per vete shkaqet historike te krijimit te tyre. Vendosja e kesaj permase pra e zgjedhjes se Presidentit me tre te pestat e Kuvendit te Shqiperise e barabarte me votat e 84 deputeteve nuk ka qene vetem pranim i klases politike te kohes por dhe pohim i asistences ligjore dhe politike nderkombetare te cilet me te njejten fryme dhe te njejten logjike kane asistuar me kujdes formatimin e Kushtetutes se vitit 1998. Njekohesisht vendosja e pragut te larte numerik nuk ishte i rastesishem dhe per nje arsye tjeter te thjeshte se duke qene se ne kete akt themelor ne kemi pranuar pushtetin parlamentar te hierarkise institucionale dhe kushtetuese jo rastesisht aktiviteti institucional dhe politik i Presidentit te Republikes eshte i kufizuar dhe i detajuar thuajse teresisht ne Kushtetute e cila nuk e ka bere te domosdoshem hartimin dhe miratimin e nje ligji te vecante mbi kete institucion megjithese shpeshhere nga mazhoranca e sotme dhe opozita naive jane bere tentativa qe me ligje te vecanta te rrembejne detyrime dhe te drejta qe Presidentit te Republikes i njihen sipas nenit 92 te Kushtetutes. Ky mentalitet mbisundoi dhe ne ndryshimet kushtetuese te vitit 2008 mbi menyren e zgjedhjes se Presidentit. Ne vitin 2012 Kuvendi i sotem do te ndodhet perpara detyrimit dhe se drejtes per te nominuar presidentin e ri i cili per te thene te verteten ashtu sic eshte formatuar neni perkates ne ndryshimet e vitit 2008 edhe nisur nga formacionet politike ne te cilat ndodhet Parlamenti i sotem eshte problem i zgjidhur numerikisht.

Pra sipas jush presidenti do te zgjidhet vetem me votat mazhorances

Neni 87 i ndryshuar ne Kushtetute ne piken 3 te tij pohon se presidenti zgjidhet ne votimin e pare te dyte ose te trete kur nje kandidat merr jo me pak se tri te pestat e votave te te gjithe anetareve te Kuvendit. Ne votimin e katert dhe te peste zgjidhet president kandidati qe siguron me shume se gjysmen e votave te te gjithe anetareve te Kuvendit. Pra mjafton qe ne votimin e trete dhe te katert nje nga kandidaturat te marre 71 vota nga 71 deputete te pranishem ne Kuvendin e Shqiperise kur me pare pa u ndryshuar Kushtetuta duheshin domosdoshmerisht me teper se 84 deputete te pranishem ne Kuvendin e Shqiperise. Nisur nga formacionet politike megjithese partia e LSI-se pretendon se eshte majtas si force politike duke vazhduar te jete ne aleance politike solide me PD-ne si dhe me aleatet e tjere si Partia Republikane dhe PDIU-ne plotesojne kuorumin prej 74 deputetesh me ndonje numer me pak per shkak te levizjes se ndonje deputeti nga ish Aleanca per Ndryshim PD ne drejtim te Bashkimit per Ndryshim PS te cilet per ndonje emergjence edhe mund te ndryshojne qendrim drejt te njejtit formacion qe kane qene ne fillim. Gjithsesi nisur nga raporti i deritanishem midis kampeve politike te djathte dhe te majte ose pozite-opozite eshte 74 me 64 deputete raport i cili e ben te sigurt mundesine e zgjedhjes se Presidentit te Republikes nga mazhoranca e deritanishme.

Pra sipas jush nuk mund te kete ndryshim te Kushtetutes per ceshtjen e presidentit apo do te kete nje president konsensual

Momenti i cili te ben te mendohesh eshte se figura e Presidentit te Republikes ne Kushtetuten tone konsiderohet si kryetar i shtetit dhe perfaqeson unitetin e popullit sipas nenit 86 pika 1 e saj. Ne keto kushte a do te ishte i pranueshem nje president i zgjedhur nga favori i arbitraritetit te kartoneve ne Kuvendin e Shqiperise Pergjigjja do te ishte lehtazi jo nuk duhet te ndodhte keshtu. Por ne te vertete nisur nga pervoja e deritanishme e veprimtarise se opozites konstatoj se duke qene e paqarte politikisht nuk eshte hera e pare qe shume nga institucionet kushtetuese jo vetem qe nuk i ka kerkuar megjithese i takojne sipas marreveshjeve ne memoriet politike te se kaluares por dhe sot ato vazhdojne te jene sic kane qene perpara vitit 2005 kur mazhoranca kishte ngjyrim tjeter. Pervoja e deritanishme e opozites se sotme nuk te ben kurajoz se ajo do te kete fuqine e duhur per te detyruar poziten politike te ndaje opinionin konsensual me opoziten per figuren e Presidentit te Republikes. Gjithashtu edhe nese cuditerisht mazhoranca politike do te binte ne konsensus me opoziten per ndryshimet kushtetuese mbi menyren e zgjedhjes se presidentit jam po kaq i bindur se numri i ndryshimeve te propozuara nga Partia Demokratike do ti kalonte permasat e nje ndryshimi te thjeshte te Kushtetutes duke kerkuar ndryshime themelore te saj ndoshta duke kerkuar te rivendose edhe ndonje dispozite te projektkushtetutes se vitit 1994 fakt i cili do ta kthente mbrapa historine. Kjo eshte arsye me teper dhe shume e forte e cila me ben te jem ne kundershtim te plote me iniciativen e fundit te lidershipit te Partise Socialiste per ndryshimet ne Kushtetuten e Republikes se Shqiperise. Nje nga skenaret qe mund te shfaqen ne te ardhmen mund te jete se per shkak te kerkesave integruese te deritanishme te Bashkimit Europian ndaj qeverise mund te detyrojne mazhorancen politike qe edhe pa ndryshuar Kushtetuten te bien ne konsensus qe Presidenti i Republikes te vije i nominuar nga opozita me qellimin qe kjo e fundit te jape konsensus per shume nga ligjet organike qe kerkojne nje kuorum prej tre te pestave te Kuvendit te Shqiperise. Pozicionimi i politikes ne kete menyre megjithese ne dukje i veshtire do te kishte vlera te pranueshme per te ardhmen per te dy krahet e politikes por a mund te ndodhe keshtu Gjithsesi ajo qe ngelet per tu pare ne te ardhmen eshte se politika shqiptare nuk duhet domosdoshmerisht te impenjohet te ndryshoje ligjet dhe Kushtetuten perpara se ajo te ndryshoje veten e saj.

Raundi i pare per zgjedhjen e presidentit a mund te cilesohet si i ezauruar nese nuk marrin pjese 84 deputete

Qenia e 84 deputeteve eshte kusht. Pra duhet te jene ne fillimin e seances pasi nuk fillon seanca. Per shkak te precedenteve te meparshem raundi shtyhet per nje seance tjeter nuk quhet i ezauruar. De jure ceshtja e Kushtetutes nuk eshte vetem de fakto eshte edhe de jure dhe de fakto pra duhet te nise me 84 deputete pra qe ne momentin qe fillon prezenca. Nese nuk prononcohen votojne 84 deputete raundi eshte i kalueshem. shte nje i njejti me rastin e 80 votave te Kosoves. shte kerkese e Kushtetutes nje gje e tille.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›