Greva,dërgohet në spital një tjetër grevist

Dërgohet në spital një tjetër grevist i PS-së. Për shkak të gjendjes shëndetësore në spital është dërguar shtetasi Nuredin Gora nga Korça. 67-vjeçari vuante nga diabeti.
Në ditën e 7-të të grevës së urisë gjendja shëndetësore e grevistëve është rëndaur së tepërmi.
Që nga fillimi i grevës në 30 prill, janë dërguar për ndihmë në spital 5 grevistë. Fillimisht ishte deputetja Klodiana Spahiu, më pas shtetasi Ramazan Ceka, 50-vjeç nga Elbasani, Romeo Sina nga Vlora, ndërkohë që ditën e djeshme për mjekim u dërgua edhe shtetasi Demo Muhaj.