Kriza politike, Topi takim me Metën e Withers, pret Lohan e Montobbio

Presidenti i Republikës së Shqipërisë Bamir Topi zhvillon sot një sërë takimesh për gjetjen e një zgjidhjeje të situatës aktuale politike në një kohë kur deputetë e mbështetës së opozitës ndodhen në grevë urie.
Presidenti Bamir ka nisur takimet e tij me zëvendëskyreministrin, ministrin e Jashtëm dhe njëherësh kreun e LSI-së , Ilir Meta .
Takimi nisë në orën 10.30 dhe zgjati rreth 25 minuta.
Një ditë më parë, Meta pohoi se duhet të ketë dialog mes PS-së e PD-së duke deklaruar se kryeministri Berisha është i gatshëm të takojë kryesocialistin Rama.
Por Meta, nuk ka dhënë asnjë deklaratë lidhur me një ndërmjetësim të tij për këtë takim.
Më pas kreu i shtetit Bamir Topi zhvilloi një takim me ambasadorin amerikan John Withers në rezidencën e ambasadorit. Takimi zgjati rreth 1 orë.
Aktualisht në Presidencë po zhvillohet takimi i Presidentit Topi me ambasadorin e Spanjës, vendi i cili mban Presidencën e radhës së BE-së, Manuel Montobbio dhe ambasadorin e KE-së, Helmut Lohan.
Në qendër të diskutimeve pritet të jetë situata politike në vend e greva e urisë së opozitës.