E Shtunë, 31 Tetor 2026

Grevë urie në burgjet greke për kushtet e vështira

Organizata joqeveritare "Iniciativë për të drejtat e njeriut" dhe disa burimeve të tjera të pavarura, theksojnë se protestat po zhvillohen në tetë burgje, ndërkohë që po vazhdojnë të zgjerohen.

Fillimisht protesta nisi në burgun e Patrës, ku 600 të burgosur protestojnë për mbipopullimin, cilësinë e ushqimit, kushtet higjienike dhe sistemin për kontaktet me jashtë.

Protesta përkon me përvjetorin e parë të grevës së madhe të urisë që në nëntor të vitit të kaluar përfshiu rreth 20 burgje dhe 6000 të burgosur për dy javë me radhë, duke shkaktuar edhe vdekjen e njërit prej të burgosurve.

                                                                                             

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›