E Shtunë, 31 Tetor 2026

Greva e studentëve, Shamku: Turp i Berishës

“Apeli i opozitës politike e qytetare sot për Sali Berishën është i qartë dhe i thjeshtë: Në Universitetin Bujqësor sot gjendja është e rëndë. Sepse janë në gjendje shumë të rëndë disa vajza e djem që nuk quhen as Argita e as Shkëlzen. Që nuk kanë baba Sali Berishën dhe nuk janë fëmijë të oborrit të tij familjar”, theksoi deputetja, Ledi Shamku.

Ajoi se shtoi se “kjo nuk është kurrsesi një arsye që ata të dergjen, të sëmuren apo mos e dhëntë zoti të vdesin në një greve urie që është turpi i këtij pushteti dhe personalisht i Sali Berishës. I cili nuk ka pasur deri sot veshë për të dëgjuar shqetësimin e tyre, pasi me vite të tëra i ka gënjyer me premtimet me të turpshme”.
Shamku tha se Berisha nuk ka pasur kurrë një politikë arsimore përveç vizionit të errët të universitetit han pa dyer dhe rrumpallë pa cak.

“Sot Sali Berisha duhet të hapë gojën e t'u thotë atyre djemve e vajzave çfarë do të bëjë për të trajtuar logjikshëm shqetësimin e tyre, përpara se të jetë vonë. Sot Sali Berisha duhet madje të kërkojë falje pse i la gjërat të vijnë deri këtu, përpara se të jetë vonë”, vijoi ajo.

                                                                                             

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›