E Shtunë, 31 Tetor 2026

Grevën e nisin naftëtarët

Bëhet fjalë për 300 punonjës të kompanisë së naftës “Stema&Oil”, të cilët dje kanë nisur një grevë 24 orëshe.

Shkak janë kushtet e punës të papërshtatshme dhe mospagimi i pagave. “Jemi 320 punonjës që kemi hyrë në grevë 24-orëshe me motivin se kompania nuk na paguan pagat, prej tre muajsh”, thotë Dilaver Xhelili, kryetar i grupit sindikalist.

“Zhvilluan dje një mbledhje prej katër orësh dhe na thanë se shoqëria ‘Stream&Oil’ po kryen investime, pra më shumë po shpenzon sesa fiton. Ky motiv nuk qëndron, pasi vetë shoqëria ka shitur këto ditë 10 mijë tonë naftë, kurse ne nuk jemi paguar”, shtoi Xhelili. /Start/

                                                                                             2011-10-14 08:21
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›