E Diel, 1 Nëntor 2026

Shijak, shuhen në aksident 4 anëtarët e një familjeje

Ngjarja ndodhi në fshatin Gjipalaj të Shijakut, kur një makinë ka dalë nga rruga duke përfunduar në një kanal.

Policia sqaroi se shkaku kryesor i aksidentit ka qenë moti i keq gjatë mbrëmjes së shkuar, me furtunë dhe shkreptima të shumta.

Mësohet se viktima të aksidentit janë pjesëtarët e familjes Keci, përkatësisht babai 43-vjeçar, nëna dhe dy djemtë, përkatësisht Baki Keçi, Mimoza, 39-vjeçe, bashkëshortja dhe dy djemtë Renaldo dhe Arbri Keçi, 14 dhe 10-vjeç.

Deri më tani, tre viktima janë nxjerrë nga kanali ndërsa po punohet për nxjerrjen e viktimës së katërt. Informacionet janë paraprake dhe pritet të konfirmohen nga çasti në çast nga policia.

Vijon....

                                                                                             2011-10-14 09:20
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›