Grevistet, kushte shtese per PD-PS

Kryetari i partise Levizja Socialiste per Integrim, Ilir Meta, ne nje interviste ekskluzive te emisionit "Ora e Debatit" te gazetarit Alfred Peza ne "Ora Nees", ka rrefyer kushtet qe duhet te plotesohen per te nderprere greven e nisur pese dite me pare. Sipas tij, ka shume ceshtje te cilat duhet te diskutohen. "Korrektimi kombetar proporcional i votes dhe deri tek procesi i administrimit. Une ve theksin jo pa qellim. Ne e dime se me sa problem eshte numerimi i votes. Ne kete kuptim ne duhet te kemi nje garanci", deklaroi Ilir Meta. Perpara hyrjes ne greve ai kishte kerkuar ndryshime vetem per ceshtjen e komisionereve ne te gjitha nivelet, por kerkesave te tij i eshte shtuar dhe proporcionali te korrektuar kombetar, kerkese kjo qe nuk ka qene e kerkuar ne fillim te greves. Per te eshte e papranueshme qe te kete besim kur Partia Socialiste dhe Partia Demokratike i kontrollojne shtate anetaret, ne te gjitha nivelet dhe keto dy koalicione kane te drejten e administrimit te votes. Nese keto dy parti do te hiqnin dore, atehere greva per 10 deputetet do te merrte fund. "Ne nuk kemi dashur te hyjme ne greve, sepse kjo nuk eshte e mire per asnje, as per Parlamentin, as per Shqiperine, as per asnje", sqaroi Meta. Interesimit te gazetarit mbi mendimin e ish-kryeministrit te Shqiperise per mbledhjen e Komisionit te Reformes Zgjedhore dy dite me pare, ai u shpreh se "mbledhja e komisionit ishte thjeshte nje loder teatrale dhe se nuk me intereson. Nuk eshte se kam pasur ndonje iluzion per kete". Per sa i perket qellimit te ketij Kodi, Levizja Socialiste per Integrim vlereson se eshte 100% e vertete qe, per te eliminuar kete parti vete insistimi i kryetarit te Partise Socialiste, Edi Rames. "Eshte nje njeri me komplekse te medha te inferioritetit. Berisha me Ramen e kane nisur marreveshjen perpara Gerdecit, pikerisht marreveshja e tyre eshte qe ne nuk te ngacmojme drejtperdrejt, por ti na mirato Kodin. Marreveshja eshte e hapur, kodi e tregon ate", akuzoi kryetari Meta. Sipas tij, partia me e madhe ne opozite nuk ka me asgje. "Nuk ka me as kryesi, as kongres, as principe, as ideale, as qellime, flas si strukture dhe nuk flas per njerez te thjeshte. Ajo ka vete nje sundimtar qe po e kthen ne interesat e kryetarit", shpjegoi ish-socialisti. D.Dedej