E Diel, 1 Nëntor 2026

KKRT, gati ligji per transmetimet dixhitale

Keshilli Kombetar i Radio Televizioneve, ka tashme gati draftin qe kthen te gjitha transmetimet analoge ne dixhitale. Sipas kryetares se KKRT-se, Mesila Doda, drafti do te jete keto dite ne duart e OSBE-se, Keshillit te Evropes, Qeverise dhe Parlamentit, per te realizuar edhe miratimin e fazes se pare te tij. Nisur edhe nga raporti i fundit i Keshillit te Evropes, per mediat vizive, kryetarja e KKRT-se tha se "pavaresisht kushteve te veshtira, raporti jep vleresime per punen e ketij institucioni". E gjithe Evropa, perfshi ketu edhe Shqiperine ne vitin 2012 do te jete teresisht dixhitale. Perpjekjet e KKRT-se, kane konsistuar pikerisht ne plotesimin e boshllekut te krijuar ne administrimin e frekuencave ne territorin e Shqiperise per nje periudhe mbi 40 vjecare. Ligji per transmetimet numerike qe u miratua vitin e kaluar eshte kritikuar nga eksperte te huaj.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›