Ndarja territoriale, debati i ri
TIRANE- Nuk eshte i perfunduar Kodi Zgjedhor, sikurse mund te mendohet. Funksionimi i komisioneve vendore dhe ne vecanti ndarja ne zona zgjedhore, pitet te jete dhe fushebeteja e re, e cila tashme do te zhvendoset ne sallen e Kuvendit. Nje qind faqet te draftit integral per Kodin e ri Zgjedhor, do t'i nenshtrohen javen e ardhshme votimit ne sallen e Kuvendit, ku tashme kundershtite e forta jane shoqeruar edhe me greve urie. Pavaresisht se nje prej risive qe sjell Kodi i ri eshte sistemi proporcional, i cili rrjedhimisht con ne ndarjen e vendit ne rajone, e me tej edhe ne zona administrative. Ky lloj sistemi u kundershtua shume nga partite e vogla, te cilat para paktit te tyre nga dy partite kryesore, Partia Socialiste dhe Partia Demokratike, te cilat kryesonin procesin per hartimin e Kodit, u terhoqen. Por pikerisht ndarja ne rajone sipas numrit te votuesve pritet qe te shkaktoje nje perplasje te re, per shkak te levizjes se pragut elektoral. Propozimet kane qene te ndryshme, qe nga ndarja ne 7 rajone, e deri ne nje riformatim i ri i 12 qarqeve qe do te perbejne dhe 12 rajonet elektorale. Sipas Kodit te ri KQZ-ja, perbehet jo me nga 9, por nga 7 anetare ku dy partite e medha propozojne nga dy anetare, nderkohe anetari i peste propozohet nga shumica e partive parlamentare te mazhorances. Anetari i gjashte nga shumica e partive te opozites, ndersa i shtati propozohet nga Kuvendi. Tashme me Kodin e ri nuk do te flitet me per KZZ, por per KZAZ pra per Komisionet Zonale te Administrimit te Zgjedhjeve. Keto komisione sikurse dhe Komisionet per Qendrat e Votimit perbehen jo me me 13 por me nga 7 anetare, si dhe sekretari i cili emerohet nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, sipas formules se zgjedhjeve te anetareve te ketij komisioni. Ndersa grupi i numerimit te votave perbehen nga 4 anetare, ku nga nje anetare u talon partive te medha dhe anetaret e tjere zgjidhen ne shorte. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve vendos perdorimin e kamerave regjistruese dhe monitoreve per shfaqen e fleteve te votimit perpara vleresimit te tyre. Kamerat me rezolucion te larte do te instalohen mbi tavolinen e numerimit, ne menyre qe te beje te mundur regjistrimin e vleresimit ne cdo flete votimi. Sipas Kodit te ri ndryshe nga te gjitha proceset e tjera zgjedhore ne vitin 2009 do te perdoren per votim vetem pasaporte dhe kartat e reja te identitetit. A.G