E Enjte, 5 Nëntor 2026

Griezmann thyen heshtjen: Është moment për t’i vendosur gjërat

Antonie Grezmann ka thyer heshtjen me një intervistë të dhënë për Movistar+, duke u dhënë një përgjigje të gjitha thashethemeve që vazhdojnë të qarkullojnë rreth situatës që po kalon te skuadra e Bracelonës dhe bashkëpunimin e vështirë me Lionel Messi-n. “Unë nuk kam folur publikisht që nga dita kur jam prezantuar si një lojtar i Barcelonës. Atë ditë kam deklaruar se nuk do të flas jashtë, por vetëm brenda fushës. Unë i tillë jam, gjërat janë mirë për mua vetëm me topin në këmbë. Por tani mendoj se është moment për të vendosur disa gjëra në vendin që u takojnë. Kam dëgjuar shumë fjalë dhe komente, por tani u them mjaft”, ka deklaruar sulmuesi francez.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›