Grinden dy grupe te rinjsh plagosen rende tre prej tyre

FIER - Nje ngjarje e rende ka ndodhur pasditen e se merkures ne qytetin e Patosit. Nga nje sherr midis dy grupeve te rinjsh kane mbetur te plagosur tre persona te moshes mbi 16 vjec. Fillimisht sherri ka nisur me fjale ne qender te qytetit Patos dhe me pas eshte zhvendosur mbrapa nje pallati 6-katesh ne Lagjen e Re.
Te plagosurit jane cuar me urgjence ne spitalin Rajonal te Fierit nderkohe qe jane njoftuar edhe sherbimet e policise. Sipas kesaj te fundit ka qene vete spitali i Fierit qe ka njoftuar per mberritjen e tre te plagosurve ne spital ku dy prej tyre ndodhen ne gjendje te rende por jashte rrezikut per jeten. Nga veprimet e para hetimore rezultoi se rreth ores 1330 ka nisur ne rrugen kryesore te Patosit dhe me pas eshte zhvendosur mbrapa nje pallati pikerisht ne afersi te nje dyqani fruta-perime.
Te dy grupet te moshave 15 - 20 vjec kane qendruar duke nisur perseri sherrin. Ai ka nisur me fjale fyese dhe me pas jane perdorur grushte. Nuk ka mjaftuar kjo. Njeri prej tyre i dyshuarve Orges Lutaj ne sherr e siper ka nxjerre nje thike dhe ka qelluar mbi Endri Babaliun. Ende nuk dihet se cili ka qene personi qe ka qelluar mbi 16-vjecarin O.S. Nderkohe burime spitalore jane shprehur se i pari ne spital ka ardhur i plagosur Endri Babaliu i goditur ne afersi te veshkes.
Ai eshte futur ne sallen e operacionit. Me pas ka mberritur 16-vjecari edhe ky me plage te renda ne trup. Qe te dy jane futur ne salle dhe kane dale prej andej mbas dy oresh. Ne spital ka mberritur edhe nje shtetas me inicialet A.S i cili kishte marre plage te lehta me thike ne krah. Pas mjekimit asi eshte shoqeruar per ne komisariat. Vazhdojne hetimet per zbardhjen e plote te rrethanave dhe shkaqeve te kesaj ngjarje e cila fatmiresisht nuk shenoi te vdekur.