Atentati ndaj Rames Apeli liron Kicen

MASA
TIRAN - Gjykata e Apelit ne kryeqytet ka urdheruar lirimin nga dhomat e izolimit te shtetasit Afrim Kica pasi sipas arsyetimit te vendimit nuk ka asnje prove qe implikon kete te dyshuar ne pergatitjen per atentat ndaj kryetarit te Partise Socialiste Edi Rama.
Sipas kesaj gjykate ushtaraku Kica nuk ka lidhje me ceshtjen qe eshte objekt hetimi nga prokuroria e Tiranes. Pasi ne ngarkim te tij nuk eshte gjetur asnje prove materiale qe implikon Kicen si bashkepunetor te dy kusherinjve Luan dhe Fatos Rami mbi te cilet rendon dyshimi i kryerjes se vepres penale te Sigurimit te kushteve dhe i mjeteve materiale per te kryer vrasje ne bashkepunim.
Nderkaq per dy te dyshuarit e tjere sipas kryesuesit te treshes gjykuese Hysni Demiraj vendimi do te jepet sot pasi perfaqesuesi i akuzes kerkoi kohe per te administruar nje vendim te Gjykates se Shkalles se Pare per Krime te Renda ku te dyshuarit jane pergjuar.
Kjo kerkese u perkrah edhe nga treshja gjykuese e cila u shpreh me vendim vetem per te arrestuarin Kica te cilin e liroi ndersa per dy te tjeret do te shprehet paraditen e sotme. Seanca e djeshme gjyqesore erdhi pasi avokatet mbrojtes kundershtuan prane Gjykates se Apelit vendimet e caktimit te mases se sigurise arrest me burg me afat 30 ditor ndaj tre te dyshuarve si atentator te mundshem te kreut te opozites
Sipas akuzes ndaj dy te dyshuarve pasi njeri u lirua jane siguruar dhe administruar ne dosje nje sere pergjimesh telefonike mbi bazen e te cilave krijohet nje dyshim i arsyeshem se po pergatiteshin per atentat ndaj kreut te PS-se z.Rama.
I vetmi qe ka pranuar te flase per akuzen ka qene i dyshuari Luan Rami qe sipas tij ne asnje rast nuk e ka kercenuar kreun e PS-se Rama por i ka kerkuar qe ta demshperbleje per makinen e thyer nga demonstruesit e 21 janarit. Arrestimi i tyre eshte kryer me 27 janar ne mbremje pas sinjalizimit te kesaj pergatitjeje nga institucioni i Sherbimit Informativ Kombetar.