Grinden femijet theren baballaret. Vrasja e trete ne tri dite ne kryeqytet
Femijet grinden poshte pallatit per lojen baballaret therren me thika per ta. Te dy prinderit e femijeve respektive moren plage te renda nga grindja mes tyre ndersa disa ore me vone nje nga baballaret e perfshire ne konflikt nderroi jete ne spitalin ushtarak ne kryeqytet per shkak te plageve te renda te marra ne grindjen mes tyre. I mbijetuari u arrestua nga policia ne spital me akuzen e vrasjes me dashje. Ngjarja ndodhi dy net me pare rreth ores 2100 kur Sinan Proda 45 vjec dhe Dritan Selimi 38 vjec u konfliktuan dhe u perleshen mes tyre pasi disa ore me pare femijet e tyre ishin grindur ne lagjen ku ata banonin ne rrugen Prokop Mima. Selimi 38 vjec nga Tepelena i cili banonte ne nje apartament ne rrugen Prokop Mima punonte si taksist me nje autoveture ne pronesi te tij ne afersi te rruges Komuna e Parisit jo shume larg baneses se tij.
Nderkaq rreth 200 metra me tej ne nje pallat mbi gjurmen e Unazes se Re banonte autori i vrasjes Sinan Proda i cili gjithashtu mbeti i plagosur nga perleshja e tij me Dritan Selimin. Sipas burimeve te policise fillimisht femijet e tyre ishin grindur ne mesdite mes tyre pas nje debati femijesh. Pas grindjes se femijeve dhe ndarjes mes tyre ne mbremje prinderit jane takuar me pretekstin per te sqaruar rrethanat e ngjarjes se femijeve te tyre. Fillimisht debati mes tyre ka qene normal por me pas dy baballaret kane nisur te grinden dhe ofendohen mes tyre. Madje jo vetem kaq por ata kane nisur te perleshen fizikisht duke goditur me grushte dhe sende te forta njeri- tjetrin. Me pas 45 vjecari Proda me nje thike goditi disa here ne trup Selimin. Ne perleshje e siper edhe ky i fundit sipas burimeve te policise ka goditur gjithashtu personin qe kishte perballe.
Nga perleshja fizike dhe me mjete te mprehta thika mes tyre te dy burrat moren plage te renda ne trup. Persona te ndryshem dhe banore te zones nderhyne per ti ndare te dy burrat qe ishin te lare ne gjak. Ata u grinden ketu perpara- thote nje grua banore e zones dhe fqinje me Dritan Selimin. Me tej ajo vazhdon- nuk e kuptova cfare po ndodhte por pashe me pas se dy burrat ishin te gjakosur. Arrita ti shquaj te dy dhe kuptova qe dicka jo e mire po ndodhte. Me tej gruaja tregoi se te dy burrat i futen ne dy makina te ndryshme dhe me pas i derguan ne spital. Pas ngjarjes policia mberriti ne vendin e perleshjes dhe nga hetimet e para mesoi se taksisti Selimi kishte marre plage me thike dhe po ashtu kishte goditur me thike kundershtarin e tij Sinan Proda. Nga hetimi i kryer policia mesoi se shkak per ngjarjen ishte bere grindja e femijeve te tyre. Pas dergimit te tyre ne spital te dy personat kane vijuar te ishin ne gjendje te rende por ne oren 500 te mengjesit Selimi 38- vjecar nderroi jete per shkak te plageve te renda te marra ne trup. Ne spitalin ushtarak policia arrestoi ne flagrance autorin e dyshuar te krimit Sinan Proden me akuzen e vrasjes me dashje te taksistit Selimi.