E Shtunë, 31 Tetor 2026

HIV/AIDS nje bebe humbet jeten per ekzaminim te vone

Sot ne diten nderkombetare kunder HIV/AIDS pacientet e prekur ne Shqiperi vec diskriminimit e peshes se problematikes se semundjes kane edhe nje hall tjeter.

Ate te mungeses se ilaceve te nevojshme per efektet anesore te barnave qe u duhet te marrin rregullisht. Por jo vetem kaq edhe pse jemi ne vitin 2010 dhe njihen metodat e parandalimit pak kohe me pare nje foshnje ka humbur jeten per shkak te mungeses se diagnostikimit.

Sipas te dhenave te referuara dje ne komisionin parlamentar te ceshtjeve sociale dhe shendetesise bebja nuk dihej se ishte prekur nga virusi nderkohe qe transmetimi ka qene nga nena te femija. Zbulimi i semundjes ka qene i vone aq sa ka shkaktuar edhe humbjen e jetes se foshnjes. Ka qene perfaqesuesja e shoqates shqiptare PHWHA e cila u ka futur kembet ne nje kepuce me referimin e saj te gjithe anetareve te komisionit.

Ne ligjerimin e saj te qete por domethenes perfaqesuesja ka renditur te gjitha problematikat e kesaj kategorie ka theksuar se vitin e ardhshem duhen marre masa per sigurimin e medikamenteve qe aktualisht sigurohen nga Global Found. Ndersa eshte lene qe sot perseri komisioni te mblidhet per te marre vendimet me te rendesishme per kete kategori lidhur me buxhetin e me nevojat e pacienteve me HIV/AIDS per vitin 2011.

Nje dite para dites nderkombetare kunder sides shoqata e personave qe jetojne me HIV deklaroi se ne vendin tone vazhdon te kete mungesa te theksuara sa u takon medikamenteve te miratuara per trajtimin retroviral. Sipas shoqates fondet qe duhet te shkojne per keto medikamente keqmenaxhohen nga qendra spitalore universitare Nene Tereza.

Pa mbeshtetje kujdes dhe trajtim personat qe jetojne me HIV nuk jane ne gjendje per te ruajtur shendetin dhe mireqenien e tyre as per tu kujdesur per partneret e tyre femijet dhe familjen. Kuptoni se rreth cdo virusi jeton nje qenie njerezore qe nuk duhet konsideruar thjesht statistika dhe shifra per tu raportuar ne cdo 1 dhjetor. HIV/AIDS vec nje problemi shendetesor para dhe mbi te gjitha eshte nje problem social pasi shoqerohet me situata shpesh dramatike per shkak te frikes largimit dhe izolimit qe familja dhe pjesa tjeter e komunitetit u ofron ketyre personave ka sqaruar perfaqesuesja e shoqates per mbrojtjen nga HIV/AIDS.

Nder kerkesat e kesaj shoqate renditen Zbatim i ligjit aktual duke e konsideruar ate nje mekanizem mbrojtes ndihme kujdesi dhe mbeshtetje per permiresimin e jeteses se personave qe jetojne me HIV/AIDS vazhdimesine e trajtimit me medikamentet ART dhe plotesimin e skemave te mjekimit. Kerkohet nga shoqata hartimi i nje plani financiar per mbulimin dhe rimbursimin e medikamenteve per infeksionet oportuniste si dhe nje mekanizem monitorimi per shperndarjen e tyre.

Kerkohet gjithashtu rritje e cilesise se sherbimit shendetesor nga ofruesit e tyre dhe reduktim te stigmes dhe diskriminimit vecanerisht ne institucionet shteterore dhe ato publike. Rreth 426 persona ne Shqiperi rezultojne te infektuar me virusin HIV/AIDS. Keto jane shifrat me te fundit zyrtare te publikuara nga Instituti i Shendetit Publik nga drejtori Enver Roshi sipas te cilit verehet nje rritje e ndjeshme e femrave te infektuara.

Keto te fundit perbejne 34 te totalit te personave te prekur nga virusi ne vendin tone. Ne emer te deputeteve te komisionit kryetari Ethem Ruka premtoi me shume mbeshtetje per personat me HIV/AIDS si dhe nje plan konkret permes bashkepunimit te ministrive te Shendetesise Ceshtjeve Sociale dhe Arsimit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›