E Diel, 1 Nëntor 2026

Qeveria i pret serish fondet SHISH

Qeveria kushtezon dietat e spiuneve. Keshilli i Ministrave dhe Parlamenti lene te varfer sherbimin sekret shqiptar per vitin 2011.

Ministria e Financave nuk ploteson kerkesen e SHISH-it per shtimin e buxhetit te vitit 2011 ne masen 100 sic eshte kerkuar ne mesin e muajit nentor. Qeveria i ka shtuar vetem 20 milione leke Sherbimit Informativ Shteteror nga 120 milione te kerkuara fillimisht nga kreu i SHISH-it Bahri Shaqiri. Debati ka nisur fillimisht ne Komisionin e Sigurise Kombetare mes mazhorances dhe opozites.

Jemi kunder ketij buxheti dhe ne do te votonim nese komisioni do ti jepte Sherbimit Informativ fondin qe kerkoi. Ne nuk do e votojme buxhetin nen per nen - tha anetari i Komisionit te Sigurise Ilir Gjoni. Kryetari i Komisionit Leonard Demi sqaroi se Komisioni i Sigurise Kombetare ra dakord per shtimin e buxhetit te Sherbimit Informativ duke i derguar nje leter ekzekutivit dhe i takon Komisionit te Ekonomise te vendose per kete.

I gjithe konsensusi i gjetur ne Komisionin e Sigurise perballe kreut te SHISH-it Bahri Shaqiri mes pozites dhe opozites eshte hedhur poshte nga Komisioni i Ekonomise i cili ka dhene edhe vulen perfundimtare te ketij buxheti per ta kaluar ate perfundimisht per votimin nen per nen ne Kuvend. Mesohet se kryetari i SHISH-it Bahri Shaqiri ka kerkuar ne Komisionin e Sigurise me shume buxhet per te perballuar shpenzimet e punonjesve te tij te cilet dergohen me sherbime te ndryshme.

Sipas Shaqirit SHISH-it i nevojiten me shume fonde per shpenzimet operative dhe per investimet kryesisht ne teknologji pasi ajo eshte e amortizuar. Fondet e kerkuara prej ketij institucioni per shpenzimet operative jane rreth 470 milione leke dhe 115 milione leke jane per investime. Mazhoranca ka perfituar nga rasti per ti lsquotreguar dhembet Sherbimit Informativ Shteteror duke mos e shtuar buxhetin e ketij institucioni per vitin 2011.

Apeli i Bahri Shaqirit se po bllokohet puna e SHISH-it ne Komisionin e Sigurise duket qartesisht se ka rene ne vesh te shurdher nga ana e ekzekutivit. Rreth 40 milione leke jane kerkuar te shtohen ne zerin e investimeve ndersa 60 milione te tjera ne zerin e shpenzimeve per sherbimet e lsquospiuneve.

Komisioni i Ekonomise ka kundershtuar kompromisin e mazhorances dhe opozites ne Komisionin e Sigurise Kombetare duke mos rene dakord per rritjen e buxhetit te Sherbimit Informativ Shteteror per shkak te mungeses se fondeve. Komisioni i Ekonomise nuk ka preferuar te vecoje SHISH-in nga institucionet e tjera te pavarura duke u treguar rigoroz ne rivleresimin e buxhetit ne te gjitha institucionet.

Buxheti eshte epilogu i perplasjeve te mazhorances me Sherbimin Informativ Shteteror qe prej nje viti. Ne veren e ketij viti deputetet e mazhorances kishin propozuar nje draft per funksionimin e ketij institucioni i cili parashikonte shkarkimin e Shaqirit brenda gjashte muajve dhe emerimin e nje personi tjeter ne vend te tij.

Perfundimisht eshte Komisioni i Ekonomise ai qe do te vendose per buxhetin e Sherbimit Informativ por nderkohe deputetet e mazhorances e kane shprehur mendimin e tyre kunder kesaj shtese ne buxhetin e shtetit per SHISH-in. Nje tjeter kerkese po e ngjashme me ate te Sherbimit Informativ per rritje fondesh per vitin e ardhshem ka ardhur ne komisionet parlamentare edhe nga Ministria e Brendshme. Kjo ministri kerkon rialokimin e 282 milione lekeve per uniformat e policeve.

Kryetari i komisionit Leonard Demi sqaroi se Komisioni i Sigurise Kombetare ra dakord per shtimin e buxhetit te Sherbimit Informativ duke i derguar nje leter ekzekutivit dhe i takon Komisionit te Ekonomise te vendose per kete

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›