E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gripi, 10 mijë persona të prekur çdo javë

Nga Emeralda Keta
Sipas specialistëve të IShP numri i të prekurve nga virusi H3N2 që i drejtohen spitaleve për të marrë ndihmën e parë shkon në 10 mijë të persona në javë. Specialistet: Kujdes 

TIRANE- Pediatria e QSUT-së, është njëri ndër spitalet, që përveçse përballon fluksin më të madh, me 300 pacientë të vegjël çdo ditë, haset edhe me mungesa të shumta. Megjithatë, specialistët këshillojnë të mos neglizhohet asnjë shenjë, pasi virusi që po qarkullon aktualisht në vendin tonë mund të shoqërohet edhe me komplikacione.
Mbërrin gripi
Javët e fundit të janarit është rritur ndjeshëm nurmi i atyre që u drejtohen spitaleve me shenjat e gripit. Dhe kjo në të gjitha spitalet apo qendrat shëndetësore të vendit. Dhimbje fyti, dhimbje koke, temperaturë e lartë që shoqërohet edhe me të vjella janë vetëm disa nga shenjat, me të cilat shumica e pacientëve kanë kur paraqiten pranë bluzave të bardha. Specialistët e Institutit të Shëndetit Publik, që mbledhin të dhënat nga të gjithë spitalet e rretheve, në mënyrë që të kenë nën mbikqyrje situatën epidemiologjike, shprehen se aktualisht numri i të prekurve shkon në 10 mijë në javë. "Gripi po ndjek kurbën normale të zhvillimit të tij dhe momentalisht kemi 10 mijë të prekur në javë, numër ky që parashikohet të rritet gjatë fundit të shkurtit dhe fillimit të marsit, kur edhe virozat arrijnë pikun", - sqarojnë specialistët e Institut të Shëndetit Publik.
Pediatria
Është njëri ndër spitalet që përballon fluksin më të madh të të prekurve nga virusi i stinës. Fundjava ka regjistruar 300 pacientë të vegjël çdo ditë që i janë drejtuar këtij shërbimi për të marrë ndihmën e specializuar mjekësore. Por përveç fluksit të madh të pacientëve, ky shërbim duhet të përballet edhe me mjaft mungesa të tjera. Kështu gjatë fundjavës, në këtë shërbim, janë mbaruar aget dhe kapëset e serumeve dhe prindërit e pacinetëve të vegjël janë detyruar që t'i sigurojnë vetë. Kjo për shkak të fulksit të madh të pacinetëve të vegjël që kanë mbipopulluar këtë shërbim që në fillim të muajit janar. Në këtë situatë, ku numri i të prekurve rritet çdo ditë, mjekët gjithashtu këshillojnë se virusi H3N2 që po qarkullon aktualisht në vendin tonë, mund të shoqërohet edhe me komplikacione, ndaj këshillojnë që të mos neglizhohet asnjë shenjë.
(s.g/GazetaShqiptare/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›