E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tregtia e Armëve, Efraim Diveroli merr paratë

"The Miami Herald": Zhbllokohen kapitalet për Presidentin e kompanisë AEY. Djali 23-vjeçar bleu municion nga “Albademil” në Shqipëri. 

NJU JORK- Duket se SHBA nuk do të përfundojnë lehtë hetimet për kompaninë amerikane AEY. Kjo e fundit, deri në mars të vitit të kaluar, kishte një kontratë me MEICO e Shqipërisë për blerjen e municionit kinez dhe për ta cuar atë drejt Afganistanit. Por skandali i evidentuar nga prestigjozja "New York Times", detyroi autoritetet amerikane të ndërpresin menjëherë kontratat me Presidentin e AEY Efraim Diveroli. Dje djaloshi ka arritur të fitojë një betejë të vogël me prokurorët federalë, por hetimet vazhdojnë. Të njëjtat hetime, po bëhen edhe në Shqipëri, sidomos pas shpërthimit të fabrikës së demontimit të armëve në Gërdec, shpërthim nga i cili humbën jetën 26 persona.
Pasuria e një tregtari armësh nga Majemi, i akuzuar për mashtrim të autoriteteve federale, është shtuar tashmë me 4.2 milionë dollarë. Aktualisht, kjo shumë parash i përkiste 23-vje-çarit, Efraim Diveroli. Por, qeveria e ngriu llogarinë e tij pasi vetë Diveroli, biznesi i tij, kompania AEY Inc., dhe tre bashkë-punëtorë të tjerë u akuzuan verën e kaluar për shitjen e paligj-shme të armëve dhe municionit kinez ushtrisë amerikane, për të furnizuar forcat aleate në Afganistan. Prokurorët së fundmi ranë dakord për të zhbllokuar paratë, që me të vërtetë vinin nga kontrata e armëve prej 300 milionë dollarësh me ushtrinë amerikane, por nuk kishin lidhje me shitjen e municionit kinez. Rifitimi i milionave është sidoqoftë një fitore e vogël. Diveroli, gjyshi i të cilit e përshkroi atë si një "gjeni armësh", ende përballet me akuzat për planifikim dhe shitje të municioneve kineze prej 10.3 milionë dollarësh ushtrisë amerikane. Ai tentoi t'i paraqiste këto municione si të prodhuara në Shqipëri.
Prokurorët do të përpiqen të konfiskojnë 10.3 milionë dollarët së bashku me Mercedezin 550 të Diverolit, nëse vërtetohen akuzat ndaj tij dhe të tjerëve në gjyqin e shtatorit. Çështja ka lidhje me një embargo vendosur ndaj armëve kineze nga Kongresi në vitin 1989, në përgjigje të masakrës së disidentëve në sheshin 'Tiananmen'.
Pavarësisht nga normalizimi i marrëdhënieve me Kinën, embargoja është në fuqi. Tashmë avokatët e Diverolit po përpiqen të rrëzojnë akuzat, duke thënë se ai nuk shkeli embargon, pasi Shqipëria i kishte blerë municionet kineze para Luftës së Ftohtë, 15 deri në 27 vjet para se embargoja të hynte në fuqi. Diveroli i bleu ato diku në fund të vitit 2007. Pavarësisht nga fakti se embargoja nuk u vendos deri në vitin 1989, akuzat bazohen në teorinë se edhe tregtia e municioneve para embargos është një shkelje e rregullave", - deklaruan avokatët mbrojtës, Howard Srebnick dhe Hy Shapiro.
Ata thanë se akuzat e qeverisë janë të gabuara, nga pikëpamja ligjore.
Por, prokurorët kanë thënë se avokatët e mbrojtjes po krijojnë ekuivoke, ndërkohë që nuk ka aspak të tilla. Prokurorët thanë se rregullorja e Departamentit të Mbrojtjes në kontratën e AEY-së, pengon sigurimin e municioneve të blera direkt apo indirekt nga kompanitë ushtarake të Kinës komuniste. Ata thonë se fjala indirekt nënkupton edhe blerjet e municioneve nga qeveria shqiptare - pavarësisht nga koha që ka kaluar, dhe shitjen ushtrisë amerikane.
Gjykatësi i distriktit, Joan Lenard mund të vendosë në çdo kohë për kërkesën e rrëzimit të avokatëve mbrojtës. Në vitin 2007, Departamenti i Mbrojtjes i dërgoi një e-mail tregtarit të ri të armëve nga Majemi, për t'i treguar se nuk mund t'i shiste municionet kineze qeverisë amerikane për të ndihmuar në furnizimin e forcave aleate në Afganistan, thuhet në aktakuzë. Por Diveroli, president i kompanisë AEY Inc., dhe tre bashkëpunëtorët e tij nuk mund të merrnin një "jo" si përgjigje, theksojnë proku-rorët. "Ata mundësuan heqjen e etiketave "Made in China" nga kutitë prej druri që do të dërgoheshin në Afganistan, për të fshehur origjinën e armëve. Në mënyrë që të fshihej ajo, ata e ripaketuan municionin dhe e paraqitën atë si të prodhuar në Shqipëri", shkroi ndihmës avokati James Koukios dhe Eloisa Delgado Fernandez. Akuza prej 85 pikash për Diverolin, kompaninë e tij dhe punonjësit David Packouz, 26 vjeç nga Majemi, Alexan-dër Podrizki, 26 vjeç dhe Ralph Merrill, 65 vjeç nga Salt Lake City, Utah, është për mashtrim të autoriteteve dhe akuza për prokurime të tjera. Të gjithë janë të lirë dhe në pritje të gjyqit. Historia e pabesueshme e aktiviteteve të Diverolit u zbulua në mars 2008, kur "The New York Times" njoftoi se ai kishte mashtruar ushtrinë duke deklaruar se shumica e fishekëve që i kishte shitur asaj, vinin nga ish-vendet komuniste të Lindjes, por jo nga Kina. Municionet ishin të destinuara për forcat afgane që luftojnë kundër talebanëve dhe rebelëve të Al-Kaedës. Pentagoni pezulloi kontratën e AEY-së në mars dhe i dha fund asaj në maj, duke arritur në përfundimin se AEY kishte shkelur rregullat e saj, duke tregtuar municione nga një burim i ndaluar. Kundër deklaratave të AEY-së nuk ka asnjë përjashtim për blerjen e municioneve nëpërmjet një burimi tjetër nga një kompani kineze e ndaluar", - tha oficeri i prokurimeve në ushtrinë amerikane, Kim M. Jones. Zbulimi se ushtria kishte bërë tregti prej miliona dollarësh me një djalosh të ri, i tronditi anëtarët e kongresit. Komisioni i Dhomës së përfaqësuesve për reformën e qeverisë, i kryesuar nga Henry Ëaxman, zhvilloi një seancë në qershor, e cila shqyrtoi jo vetëm kontratën, por edhe dyshimet se ambasadori amerikan në Shqipëri dhe ish-ministri i Mbrojtjes ishin përfshirë në fshehjen e origjinës së vërtetë të municioneve të AEY-së. Nuk duket nëse komisioni i mbikëqyrjes, tashmë i kryesuar nga një tjetër kongresmen, do të rishikojë kontratën e Diverolit me Pentagonin këtë vit, pasi asgjë nuk është përcaktuar.
(s.g/GazetaShqiptare/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›