Fier, policia parandalon një vrasje të dyfishtë
FIER- Policia e Fierit ka mundur të parandalojë një vrasje të dyfishtë në qendër të fshatit Shtyllaz të këtij qyteti. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 16 e 05 minuta teksa tri të rinj, bashkëfshatarë janë ngrindur për motive të dobëta mes njëri- tjetrit. Dy vëllezërit me inicialet S.P dhe G.P pas sherrit që kanë pasur me bashkëfshatarin e tyre 20 vjeçarin Pëllumb Pulaj, u kanë shpëtuar për mrekulli plumbave të armës tip automatik që autori Pulaj ka shfrytëzuar në këtë ngjarje. Ai ka qëlluar dy herë mbi vëllezërit. Pas njoftimit nga banorë të fshatit dhe pas mbërritjes në kohë rekord të forcave blu të Fierit, është bërë i mundur parandalimi i vrasjes së dyfishtë dhe është arrestuar menjëherë autori i kësaj ngjarjeje 20 vjeçari Pulaj. Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua dhe arma tip automatik e përdorur në këtë ngjarje.(e.n/news24/balkanweb)