E Diel, 1 Nëntor 2026

Gripi, 14 mijë raste në javë, mjekët: Kujdes veshjen dhe ushqimin

TIRANE - Sipas të dhënave të Institutit të Shëndetit Publik numri i të prekurve nga virozat e stinës për javën që lamë pas ka arritur në 14000 raste.
Numri ka ardhur në rritje nëse e krahasojmë me një javë më parë, ku rastet llogariteshin të ishin rreth 13 mijë.

Sigurisht, që këshillat e mjekëve për qytetarët kanë të bëjnë më të qenit i kujdesshëm dhe evitimin e ambienteve të mbyllura. Gjithashtu ata këshillojnë të visheni trashë dhe të ushqeheni shëndetshëm.

Në kushtet e uljes së ndjeshme të temperaturave edhe strukturat shëndetësore kanë apeluar për qytetarët për më shumë kujdes nga virozat stinore. Ato kanë risjellë në vëmendje rreziqet për shëndetin nga temperaturat e ftohta, ndërkohë që kanë theksuar se nuk është evidentuar rritje e sëmundshmërisë infektive, apo joinfektive mbi nivelet e pritshme mesatare të periudhës.

(er.nu/GSH/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›