E Shtunë, 31 Tetor 2026

EULEX-i akuzon nje serb ne veri te Kosoves per krim te organizuar

Zyrtare te Misionit te Bashkimit Evropian per sundimin e ligjit bene te ditur se eshte konfirmuar akuza ndaj nje serbi ne veriun e Kosoves per perfshirje ne krim te organizuar. Ne nje njoftim per opinion thuhet se nje gjykates i EULEX-it ne gjykaten e qarkut ne Mitrovice ka konfirmuar ne teresi aktakuzen kunder Jevro Pantelicit.

Ai akuzohet per kontrabande mallrash evazion fiskal shmangie taksash larje parash krim te organizuar dhe armembajtje pa leje.

Sipas gjykates ekziston dyshimi i bazuar se i pandehuri i perkiste nje grupi kriminal qe vepronte ne veri te Kosoves gjate periudhes ndermjet 21 majit te vitit 2009 dhe 16 majit te vitit 2011 dhe kontrabandonte derivate te naftes ne Kosove.

Ai u arrestua me 17 maj te vitit 2011 nga policia e EULEX-it dhe qe atehere ai eshte mbajtur ne paraburgim ne qendren e paraburgimit ne veri te Mitrovices.

Arrestimi i tij qe percjelle me protesta dhe bllokim rrugesh ne komunen veriore te Zubin Potokut te banuar me shumice serbe.

Hetimi ndjekja penale dhe gjykimi i rasteve te krimit te organizuar ne Kosove eshte pjese e mandatit ekzekutiv te EULEX-it.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›