Gripi, Vasili: Të ketë kontrolle më të imtësisshme
“Situtata kërkon një vëmendje të veçantë kryesisht lidhur me një kontroll akoma më intensiv veçanërisht me kontrollin në pikat kufitare, ato ajrore dhe ato detare. Media do të duhet që të jetë sot më e kujdesshme se asnjëherë dhe do të ishte e udhës të punonte sa më shumë me informacione të karakterit zyrtar, sepse specifikat e kësaj lloj pandemie të paverifikuara kurrë më parë kërkojnë kujdes te veçantë, sepse si alarmizmi pa vend ashtu edhe nënvleftësimi do të ishin njëlloj të rrezikshme”-tha Vasili gjatë një konference për shtyp.
Ai shtoi se shërbimi shëndesor veçanërisht duhet të jetë në gatishmëri të plotë veçanërisht ai parësor. Gjithashtu Vasili tha se familjet duhet të informohen gjerësisht nga shërbimet mjekësore në të gjithë vendin.