Al-Maliki kërkon mbështetje në takimin me Obamën
Tre javë pas tërheqjes së trupave amerikane nga qytetet irakiane, duke përgatitur terrenin për një tërheqje të plotë deri në fundin e vitit 2011, si Uashingtoni edhe Bagdadi janë të gatshëm të tregojnë se marrëdhëniet mes tyre kanë kaluar në një fazë të re, fazë e cila do të ketë si bazë bashkëpunimin me karakter jo ushtarak.
Maliki do të zhvillojë bisedime edhe me sekretarin amerikan të Thesarit, Timothy Geithner, dhe do të marrë pjesë në një konferencë për investimet, deklaruan burime zyrtare amerikane.
"Vizita do të vërë theksin mbi marrëdhinet joushtarake dhe mbi sigurinë dhe do të hedhë themelet për bashkëpunimin e ardhshëm në ekonomi dhe tregti", deklaroi një zyrtar amerikan, i cili kërkoi të mos i identifikohej.
Qeveria e Malikit, e kryesuar nga shiitët, po tenton me të gjitha mënyrat të arrijë të tërheqë investitorët huaj në përpjekje për të ringjallur një ekonomi të rrënuar nga sanksionet dhjetëravjeçare, neglizhenca dhe lufta.