E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gripi, Vasili një ditë para protestës së PS-së: Evitoni grumbullimet

TIRANË - Ministri i Shëndetësisë, Petrit Vasili ka dalë në një konferencë për shtyp për të bërë me dije se jemi në situatë të rënduar të gripit të derrit dhe atij stinor, me raste të shtuara çdo ditë. Ai nuk ka hezituar t'iu bëjë thirrje qytetarëve të shmangim grumbullimet, që sipas ministrit shtojnë rrezikun e përhapjes së gripit. Thirrja paniksuese e Vasilit vjen një ditë para protestës së Partisë Socialiste në sheshin "Skënderbej", kur dihet se do të ketë një grumbullim masiv.

Ndryshe nga ditët e mëparshme kur drejtori i politikave shëndetësore në MSh, Pëllumb Pipero raportonte se rastet e gripit janë shtuar por nuk ka asnjë lloj arsye për t'u vënë në alarm dhe për mbyllur institucionet, sot del vetë ministri i cili edhe pse nuk sjell asnjë fakt të ri për situatën gripale thotë se duhen shmangur grumbullimet.

Sipas tij, jemi ne prag te nje pandemie dhe duhet treguar për të parandaluar perhapjen e metejshme te te dy viruseve është me rrezik te madh grumbullimi masiv.

"Grumbullimet e medha jane nje rrezik shumë i madh në situatën aktuale sepse ndikojnë në përhapjen e virusit dhe kthimin e tij ne nje epidemi serioze", tha ministri. Ndërsa theksoi se kjo situata aktuale nuk imponon mbyllje të shkollave.

Më tej Vasili sqaroi se "ndryshimi i temperaturave i shoqëruar me uljen e tyre ka sjellë një situate te re epidemike e cila është karakterizuar me shtimin e rasteve me virusin pandemik AH1N1 por veçanerisht edhe me atë stinor".

Persa i perket gripit stinor, Vasili beri me dije se rastet e pacienteve me kete virus kane paraqitur komplikacione dhe ndryshe nga te tjera vite ai ka qene me i ashper dhe i shoqeruar me temperatura te larta.

*****

Gripi, 121 të prekur, MSH: Merremi me rastet e rënda

TIRANË - Ministria e Shëndetësisë njofton se në vendin tonë janë rreth 121 të prekur nga gripi i derrit. Kjo është shifra zyrtare e atyre që iu janë bërë analizat në laborator duke mos përjashtuar edhe shumë të tjerë që e kalojnë më lehtë.

Ajo ç'ka vlen për t'u theksuar është se vendi është në prag të një pandemie dhe rastet shtohen me nga 4-5 bë ditë, ç'ka për Ministrinë e Shëndetësisë nuk përbën më lajm. Sipas këtij dikasteri, tani publiku do informohet përmes mediave vetëm për pacientët e sëmurë rëndë që bëjnë komplikacione dhe jo për çdo rast të prekur pasi shifra po rritet shumë.

Drejtori i politikave shëndetësore në MSH, Pëllumb Pipero në daljen e sotme për mediat u shpreh se "ministria nuk do të raportoje çdo rast me virusin AH1N1, por do te monitoroje rastet me te renda te tij si dhe vatrat e reja te virusit" Sipas tij, kur numri i te prekurve kalon 100, nisur dhe nga praktikat e vendeve te tjera nuk raportohen me raste te reja, por ato me te vështirat.

Lidhur me gjendjen shëndetësore të pacientit me virus AH1N1,që kishte komplikacione, Pipero tha se është drejt përmirësimit.

Ndërkohë përsa i takon influencës stinore, dy ditët e fundit ka pasur një fluks pacientesh. Rreth 10-15 për qind e rasteve me gripin stinor kane pasur infeksione te rrugëve te frymëmarrjes.


*******


Gripi i derrave, arrin në 96 numri i të infektuarve



16 nentor

Drejtori i Politikave Shëndetësore në ministri, Pipero, pohon se është rritur me 20 numri i të prekurve këtë fundjave. I prekur edhe një me virusin HIV

Numri i të prekurve nga gripi i derrave në vendin tonë, arrin në 96 perona. Ndonëse numri i të prekurve po rritet në mënyrë të shpejtë, Drejtori i Politikave dhe Planifikimit Shëndetësor, Pëllumb Pipero, sipas të cilit në fundjavë ka pasur 20 raste të reja me virusin AH1N1.


Mësohet se pacientet janë trajtuar ne spital, ndërkohë që, vetëm njeri prej tyre ndodhet ne Senatorium. Një 31 vjeçar nga Durrësi, është prekur nga virusi AH1N1 dhe ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore, në spitalin Universitar të Mushkërive "Shefqet Ndroqi" në Tiranë.


Pacienti është në reanimacion, dhe po kurohet nga mjekët me tamiflu, pasi ka probleme të rënda respiratore. Doktori shprehet se, reanimacioni ku ndodhet i sëmuri është izoluar, për të mos infektuar pacientët e tjerë, ndërkohë që këta të fundit, janë shpërndarë në dhoma të veçanta për të mos ndërprerë kurimin.


Sipas të dhënave, mësohet se në reanimacion ndodhet edhe një tjetër i dyshuar, që mund të mbartë virusin e rrezikshëm. Ai ka të njëjtat simptoma, si të 31- vjeçarit nga Durrësi, probleme me frymëmarrjen, por sipas mjekëve për këtë pacient ende nuk kanë dalë analizat.



 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›