Pollo: Ligji për mediat audiovizuale, i nevojshëm
Në cilësinë e Ministrit përgjegjës për Shoqërinë e Informacionit, Genc Pollo mori pjesë në seminarin e organizuar nga Komisioni Europian e Këshilli i Evropës për ligjin mbi Mediat Audiovizuale, i cili po punohet prej dy vitesh në Komisionin Kuvendor për Edukimin dhe Mediat.
"Ky është një ligj shumë i nevojshëm dhe asistenca e dhënë nga Komisioni Europian siguron që të jetë në përputhje me acquis europian. Gjithashtu, Këshilli I Europës me ekspertizën e tij jep këshilla për balancat e kriteret e duhura që të kemi një rregullator që zbaton frymën e germën e ligjit " tha Pollo, duke shtuar se duhet të punojmë së bashku që të hartohet e të miratohet.
Të pranishëm nga pala shqiptare ishin krahas deputeteve Mesila Doda dhe Mark Marku, edhe deputetë nga PS , znj. Valentina Leskaj e Alfred Dalipi, si dhe drejtuesit e Këshillit Kombëtar të Radiove e Televizioneve.