Rama: Hapja e kutive, rruga për integrimin
Hapja e kutive ku fshihet e vërteta e zgjedhjeve të 28 qershorit është rruga e vetme e integrimit të Shqipërisë. Kjo ka qenë deklarata e kryesocialistit Edi Rama në Kombinat, gjatë shpërndarjes së ftesave për protestën e së premtës. Rama gjithashtu është shprehur se kryeministri Berisha po i hedh fajin opozitës për mos realizimin e liberalizimit të vizave. Kreu i Partisë Socialiste ka ftuar banorët e lagjes së "Kombinatit" që të marrin pjesë në protestën e 20 nëntorit që do të mbahet në sheshin "Skënderbej" në Tiranë .
Një ditë më parë kryesocialisti Edi Rama , shpërndau ftesa qytetarëve për protestën derë më derë në rrugën "Komuna e Parisit".
Një ditë më parë kryesocialisti Edi Rama , shpërndau ftesa qytetarëve për protestën derë më derë në rrugën "Komuna e Parisit".