E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gripi i Derrit në Shqipëri, 350 mijë euro për Tamiflu Shih video This text will be replaced var so = new SWFObject('video/player.swf','mpl','320'

Rasti i parë i konfirmuar zyrtarisht i gripit të derrit në Shqipëri e rendit vendin tonë në listën e 82 vendeve të prekura nga ky virus, por autoritetet më të larta shëndetësore në vend duke pranuar se virusi është i pranishëm, sqarojnë popullsinë se nuk ka vend për panik pasi institucionet shëndetësore disponojnë gjithë medikamentet e nevojshme.
Anila Godo Ministre e Shëndetësisë ” Fondi për momentin është nga kursimet që ne kemi nga fondi i Bankës Botërore që ne kemi që me gripin e pulave, është 350 mijë euro. Kemi një sasi të konsiderueshme të Tamiflusë dhe kemi porositur 10 mijë doza, të cilat dalin për 5 mijë qytetarë. Preferojmë që të blejmë ndoshta edhe 10 mijë doza të tjera për të qenë të sigurtë dhe të qetë. Sasi për emergjencat janë nisur për në Spitalet rajonalë. Popullsia duhet të rrijë e qetë. Duhet të evitojë mbledhjet dhe grumbullimet në ambiente të vogla, të ngushta dhe pa ajrosje. Duhet të përpiqet që të mbajë higjenë vetiake të ekzagjeruar.”
Sidoqoftë, zbulimi i rastit të parë ka detyruar autoritetet shëndetësore të forcojën masat dhe kontrollet, por gjithsesi jo në nivele drastike.
Çdo ditë testohen raste të dyshuara, numri i të cilave ka arritur në 100, por deri tani rasti i vetëm është ai i 20-vjeçarit nga Gjirokastara, tashmë i shëruar dhe pikërisht shërimi i tij, është marrë si shembull nga autoritet shëndetësore për mos lejimin e marrjes së Tamiflusë pa rekomandimin e mjekut.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›