Kolegji Zgjedhor shqyrton ankimimin e PS-së për Beratin
Objekt i dy ankesave është kontestimi i vendimit të KQZ-së lidhur me tabelën përmbledhëse të rezultateve të këtij qarku, duke kërkuar rinumërim dhe rivlerësim të votave të pavlefshme.
Një ditë më parë Kolegji zgjedhor nisi fazën e shqyrtimit të ankesave të subjekteve zgjedhore me pranimin e kërkesës së PS-së për pavlefshmëri të 440 votave në QV nr. 3052 të KZAZ-së nr. 19 në Qarkut e Fierit.
Partitë politike që janë ankuar zyrtarisht pranë Kolegjit me kërkesat e tyre janë: Partia Demokratike, Partia Socialiste, Partia për Drejtësi dhe Integrim dhe Partia Konservatore.
Këto subjekte kontestojnë vendimet e KQZ-së lidhur me rezultatet e disa KZAZ-ve në Qarqet e Fierit, Beratit, Tiranës dhe Shkodrës.