E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gripi i derrave, Greqia shpall "pandeminë"

Greqia është vënë në alarm pas shtimit të rasteve me virusin A/H1N1 gjatë diteve te fundit, gjë ë cila ka sjellë edhe reagimin e instancave përkatëse që kanë kanë shpallur zyrtarisht këtë sëmundje në shkallën e pandemisë. Ministri grek i Shëndetësise, Dimitri Avramopoulos ka bërë me dije se gjatë 12 muajve të ardhshëm, 33 % e popullsisë rrezikon të infektohet me virusin e rrezikshëm. "Tani është momenti të ruajmë qetesinë, maturinë dhe të mos krijojmë panik", theksoi ai.
Aktualisht Greqia numëron 201 raste të konfirmuara me gripin e derrave, ndërsa mes tyre raportohet se ka edhe disa shqiptarë. Shtimi i emigrantëve që kthehen gjatë muajve të verës për të kaluar pushimet rrezikon seriozisht edhe Shqipërinë, ku ende nuk është konfirmuar zyrtarisht asnjë rast me virus. Pandemia u shpall nga autoritetet pasi u evidentuan disa rastë të tjera të infektimit me virusin |H1N1. Pak ditë më parë u informua nga mediat vendase se të paktën 9 persona ishin prekur nga gripi i derrave vetëm gjatë 24 orëve të fundit. Të nëntë pacientët e identifikuar me virusin e gripit të derrave janë të rinj, dhe ishin kthyer ditët e fundit nga udhëtime në vende të ndryshme të botës, si Australi, Britani e Madhe apo nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›