Minatorët: Ulni moshën e pensionit, ndryshe protesta
Miniatorët kërkojnë me ngulm uljen e moshës së daljes në pension në 50 vjeç. Përfaqësues të sindikatës së tyre, kundërshtojnë vendimin më të fudnit të qeverisë, i cili ka ulur nga 65, në 60 moshën e daljes në pension për këtë kategori. Sipas sekretarit të sindikatës, Fiqiri Xibri, qeveria duhet të marrë në konsideratë mendimin e minatorëve, pasi këta njerëz nuk sjetojnë gjatë për shkak të sëmundjeve profesionale dhe dalja në pension 60 vjeç, për shumë prej tyre do të thotë të mos e fitojnë këtë të drejtë. Xibri ka paralajmëruar rikthimin e protestave të minatorëve në të gjithë vendit. Sekretari i sindikatës së minatorëve ka deklaruar se, ato do të nisin shumë shpejt, sapo të formohet qeveria ere.