E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gripi i derrave, OBSH takim në Min. e Shëndetësisë

Në QSUT pranë spitalit infektiv do të përgatiten edhe dhoma të vecanta për trajtimin e të sëmurëve, ndërkohë që OBSH po jep rekomandimet dhe ka shprehur gadishmërinë për të ndihmuar Ministrinë e Shëndetesisë. 

TIRANE- Ministria e Shëndetësisë ka urdhëruar mbledhjen urgjenteve të strukturave shëndetësore për të marrë masa për parandalimin dhe përballimin e një situate të mundshme të shpërthimit të virusit të gripit të derrave.

Përfaqësues të organizatës botërore të Shëndetësisë, dhe drejtues të lartë të Ministrisë së Shëndetësisë specialistë të higjenës dhe Institutit të Shëndetit Publik kanë zhvilluar sot paradite një takim.

Në Shqipëri nuk është konstatuar ende asnjë rast i infektuar me virusin e gripit të derrit, ndërsa në Meksikë numri i të vdekurve ka kaluar 100-tën. Virusi është përhapur edhe në disa shtete të SHBA-së

Mësohet se në QSUT pranë spitalit infektiv do të përgatiten edhe dhoma të vecanta për trajtimin e të sëmurëve, ndërkohë që OBSH po jep rekomandimet dhe ka shprehur gadishmërinë për të ndihmuar Ministrinë e Shëndetesisë. Specialistët thonë se gripi i derrave përhapet nëpërmjet rrugëve të frymëmarrjes dhe nuk ka vaksinë për parandalimin e tij
(s.g/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›