E Shtunë, 31 Tetor 2026

Prokuroria con në gjyq një ish- drejtor miniere

Prokuroria ka përfunduar hetimet ndaj ish-drejtorit të Minierës së Qymyrgurit në fshatin Mushqeta të Tiranës qe akuzohej per abuzime me detyren. Cështja në ngarkim të tij iu dërgua për shqyrtim Gjykatës së Shkallës së Parë 

TIRANË- Ish-drejtori i minierës së Mushqetasë në fshatin me të njëjtin emër praën Tiranës do të përballet në gjyq me akuzat e prokurorisë për abuzime me detyrën. Prokuroria ka përfunduar hetimet ndaj ish-drejtorit të Minierës së Qymyrgurit në fshatin Mushqeta të Tiranës, Ylli Shaba.
Lajmi u bë i ditur sot nga burime të Prokurorisë së Tiranës, të cilat konfirmuan se, çështja penale në ngarkim të shtetasit Ylli Shaba, 49 vjeç nga Tiranë, iu dërgua për shqyrtim Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë.
Ylli Shaba dyshohet se, ka abuzuar lidhur me penisonet e dhëna për persona që nuk kishin punuar në minierë, në periudhën kohore (2002- 2005) kur, ai mbante funksionin e drejtorit të minierës së Mushqetasë.
49 vjeçari Shaba u arrestua pak kohë më parë në një operacion të Policisë dhe Prokurorisë së Rrethit Tiranë. Sipas Prokurorisë së Tiranës, ndaj tij rëndojnë akuzat e "shpërdorimit të detyrës"," mashtrimit" dhe "falsifikimit të dokumenteve zyrtare".

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›