E Shtunë, 31 Tetor 2026

Këmbimi valutor, leku në pozita të qëndrueshme

Monedha shqiptare, leku, gjatë javës së fundit ka qënë në pozita të qëndrueshme në këmbimet valutore me monedhat kryesore të huaja, dollarin dhe euron. 

TIRANE- Sot një dollar është blerë me 99 lekë dhe është shitur me 99,5 lekë, ndërsa para një jave është blerë me 99,2 lekë dhe është shitur me 99,7 lekë.

Edhe në raport me fundjavën e kaluar, leku ka qënë pothuajse në të njëjtat kuota në këmbimet kundrejt dollarit, pasi të shtunën e kaluar një dollar është blerë me 98,6 lekë dhe është shitur me 99,1 lekë. Dollari e ka patur kuotën më të lartë në këmbimet valutore ndaj lekut gjatë vitit të kaluar në muajin nëntor, kur blihej me 96,7 lekë. Ndërkohë, edhe në këmbimet valutore me euron gjatë javës së fundit leku ka qënë i qëndrueshëm.

Sot një euro blihej me 130,4 lekë dhe shitej me 130,9 lekë, ndërsa para një jave një euro blihej me 129,2 lekë dhe shitej me 129,7 lekë.

Ndërsa në fundjavën e kaluar, një euro blihej me 130,8 lekë dhe shitej me 131,3 lekë. Në fillim të vitit një euro blihej me 123,3 lekë dhe shitej me 123,8, ndërsa gjatë vitit të kaluar, euro e kishte kuotën më të lartë të këmbimit ndaj lekut në muajin mars, kur blihej me 125,3 lekë
(ATSH/BalkanWeb)



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›