E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gripi i derrave, bllokohet trageti me shqiptare

Nje traget me 200 pasagjere shqiptare eshte bllokuar ne oret e vona te mbremjes se djeshme ne portin e Triestes. Sipas vete pasagjereve qe ndodheshin ne bordin e tragetit, nje dyshim i pales italiane per nje te semure me gripin e derrave, ka penguar zbritjen ne token italiane te tyre. Sipas deshmitareve, dyshimet kane rene mbi nje te moshuar, por nga frika e kesaj semundje epidemike, jane bllokuar edhe pasagjeret e tjere per t'iu nenshtruar analizave. Mesohet se trageti ishte nisur ne oren 21.00 te se henes dhe duhej te mberrinte pasditen e djeshme ne token italiane, por deri ne oret e vona te mbremjes ata ende nuk kishin zbarkuar. Bllokimi per rreth 3 ore i tragetit, ka krijuar shqetesim tek pasagjeret, mes te cileve kishte shume pleq e femije. Njeri prej pasagjereve ka treguar se i moshuari i dyshuar me A-H1N1, gjate rruges ka shfaqur shqetesime shendetesore. Sapo ka mberritur ne Trieste, i moshuari eshte marre me ambulance dhe eshte derguar ne spital per ekzaminime te metejshme. Por kaq eshte dashur dhe autoritetet italiane kane urdheruar ndalimin e pasagjereve te tjere, te zbresin ne toke. Ata kane treguar se u eshte dashur te presin pergjigjen e analizave te te moshuarit te dyshuar. Oret e gjata te pritjes, kane krijuar nje situate te veshtire, aq me shume kur ne traget kishte edhe shume femije.

Sipas raportit te fundit te Institutit te Shendetit Publik, ne vendin tone jane evidentuar 20 raste te dyshuara me gripin e derrit, ndersa zyrtarisht te konfirmuar nga analizat kane rezultuar 4 raste. Disa prej te dyshuarave kane qene udhetare te ardhur nga jashte Shqiperise.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›