E Shtunë, 31 Tetor 2026

Seria A/Roma e Ranierit shijon fitoren e pare

Interi fiton me autore blerjen e fundit, Eto dhe Milito

Lojtaret qe kaluan gjate merkatos se veres te Interi, Samuel Eto dhe Diego Milito, te dy se bashku shenuan ne pjesen e dyte te ndeshjes golat e zikalterve, qe munden 2-0 Parmen ne pjesen e dyte te ndeshjes. Me kete fitore Interi mban distancen prej dy pikeve kundrejt Juventusit, ekipit rival per titull kampion. "Interi beri ate qe duhej duke fituar nje ndeshje te veshtire, pas nderprerjes se kampionatit, per shkak te ndeshjeve te ngjeshura," - theksoi trajneri i Inter, Hoze Murinjo. Roma fitoi 2-1 ndaj Sienes qe mbeti me 10 lojtare per shume minuta. Klaudio Ranieri qe zuri vendin e Lucani Spaletit debutoi me nje fitore. "Ishte nje debutim me emocione te medha dhe nje fitore e rendesishme," - theksoi Rianieri qe ka lindur ne Rome.

Seria A

Palermo - Bari 1-1

Siena - Roma 1-2

Fiorentina - Kaljari 1-0

Atalanta - Sampdoria 0-1

Bolonja- Kievo 0-2

Inter - Parma 2-0

Udineze - Katania 4-2

Lacio - Juventus 0-2

Livorno - Milan 0-0


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›