E Diel, 1 Nëntor 2026

Vllaznia meson humbjen nw Kruje, rikthehet Tirana

Aranit Muraci

Kampionet ne fuqi gjejne fitoren e dyte radhazi, kete radhe jashte fushes se tyre, duke rikthyer pretendimet per te mbrojtur titullin kampion. Vllaznia, e cila konkurroi deri ne fund te gares se nje edicioni me pare, konfirmoi se eshte duke e kaluar nje krize, ose te pakten, me humbjen qe pesoi ne Kruje, nuk do kete te njejtat pretendime ne garen e sivjetshme. Nga ana tjeter pervec Dinamos, qe e nisi garen me pretendime te larta, si ekipi me i kompletuar, edhe Besa me fitoren qe siguroi ndaj Lacit hodhi "firmen" ne krye, mes skuadrave qe synojne gjate ketij edicioni, te pakten nje vend te Evrope. Tirana nuk coi dem udhetimin e larget, duke fituar ne Erseke, perballe Gramozit vendas. Bardheblute triumfuan ndaj te zoteve te shtepise, me rezultatin minimal 1-0 dhe golin e shenoi sulmuesi, Arber Abilaliaj. Pjesa e pare eshte mbyllur ne barazim pa gola, por ne 45 minutat e dyta bardheblute zhbllokuan rezultatin. Abilaliaj shenoi ne 46' nje gol me vlere te tre pikeve. Ne mesin e pjeses se dyte gjyqtari i ndeshjes nxori me kartone te kuq nga nje lojtar per secilen skuader, Nallbanin dhe Kukaj. Edhe pse me portierin e dyte pas daljes se Nallbanit qe mbante edhe shiritin e kapitenit, Tirana mbrojti rezultatin. Ne Kruje, Goli i Grizhes i dha nje goditje te rende te besuarve te Hasan Likes, qe ne dy ndeshjet jashte fushes se tyre nuk kane siguruar ende asnje pike. Kastrioti fitoi betejen me shkodranet, duke siguruar piket e para ne kampionat. Trajneri Hasan Lika me dy humbje dhe nje fitore te veshtire qe ka sigluara Vllaznia ne tre javet e para duhet te llogarise edhe nje here tjeter se cilat do te jene objektivat e skuadres qe ai drejton ne kampionat. Sakaq, Mancaku me golin qe shenoi ne '56 i dha tre pike Beses se Kavajas. Nen drejtimin e Shpetim Duros Besa e ka nisur kampionatin e sivjetshem si nje skuader pretendente per trofe dhe i duhet te kerkoje ne histori, ne te cilen ka pasur sukses me pare, per ta vertetuar nese ka pasur nje start kaq pozitiv. Sakaq, Ribaj shenoi per Apolonine ne pjesen e dyte dhe fieraket moren tre pike te tjera. Apolonia siguroi nje fitore tjeter ne shtepi, duke marre maksimumin ne fushen e saj. Fieraket humbjen e vetme qe pesuan nje jave me pare ne Shkoder e rikuperuan shpejt, cka do te thote se rifreskuan serish pretendimet e larta, qe kane ne kete edicion. Ne Korce fitorja e pare surprize e Flamurtarit qe arriti me Tiranne ne kryeqytet i humbi vlerat, pasi vlonjatet shenuan humbjen e dyte radhazi ne kampionat. Skenderbeu ia doli mbane me ane te nje goli qe shenoi Rabotana, per te marre maksimumin e pikeve brenda fushes se vet. Korcaret kane arritur maksimumin ne fushen e tyre, pas tre javeve, duke marre gjashte pike.

Besa Kavaje 9

Dinamo 6

Apolonia 6

Skenderbeu 6

Tirana 6

Teuta 3

Flamurtari 3

Kastrioti 3

Vllaznia 3

Gramozi 2

Laci 1

Shkumbini 1

Java III

Dinamo- Teuta

Apolonia - Shkumbini 1-0

Besa - Laci 1-0

Gramozi - Tirana 0-1

Kastrioti - Vllaznia Shkoder 1-0

Skenderbeu - Flamurtari 1-0


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›