Gripi i derrave mbërrin në Kinë
Pekin - Kina ka konfirmuar rastin e parë me virus të gripit të derrave brenda në Kinë. Në fakt, rasti i parë i Kinës me virusin H1N1 u gjet në Hong Kong, por gadishulli në përgjithësi i drejton vetë çështjet e tij.
Kina zyrtare thotë se virusi është zbuluar te një 30 vjeçar që prezantohet vetëm si zoti Bao. Ai ka qenë duke studiuar në një universitet amerikan. Autoritetet thonë se ai udhëtoi të shtunën nga St. Louis, SHBA, në Tokio dhe më pas në Pekin e më në fund në Chengdu, kryeqyteti i provincës Sishuan të Kinës. Pasi u sëmur, ai u shtrua në spitalin e sëmundjeve infektive.
Ministria kineze e shëndetësisë deklaroi se i ka kërkuar autoriteteve në gjithë vendin të gjejnë çdo person që mund të ketë patur kontakt me pacientin gjatë udhëtimit të tij.
Më herët, çdokush që kishte patur kontakt me udhëtarin meksikan që u diagnostikua në Hong Kong, u vendos në izolim për shtatë ditë.
/BBC/