E Shtunë, 31 Tetor 2026

Braçe akuza qeverisë

Tiranë -Nënkryetari i Grupit Parlamentare të PS-së Erion Braçe theksoi se godina qeveritare, është kthyer në një godinë të korrupsionit.“Pikërisht masiviteti, përhapja dhe përfshirja në këtë listë të gjatë e fenomeneve negative, korruptive dhe të përfitimeve të paligjshme të qeverisë së Republikës së Shqipërisë, ka bërë që godina, para së cilës jemi sot, të mos jetë më selia e qeverisë së qytetarëve, por të jetë selia apo shtëpia e mëkatarëve, pasi nga dita në ditë, përfaqësuesit e kësaj selie shtojnë mëkatet e tyre në kurriz të qytetarëve shqiptarë. E natyrisht, në favor të pasurimit të tyre të paligjshëm”-tha Braçe.

Duke reaguar për atë që kjo parti e quan skandal, që ka të bëjë me shkëmbimin e emaileve midis vajzës së kryeministrit, me një biznesmen arab, Braçe tha se vendimmarrja e qeverisë së Republikës së Shqipërisë nuk është më vendimmarrje në përputhje me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë, por është një vendimmarrje në përputhje me klientët e qeverisë së Republikës së Shqipërisë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›