E Shtunë, 31 Tetor 2026

Meta takim ne NJ. 5

Tiranë -Kreu i LSI, Ilir Meta ka zhvilluar një takim me simpatizantë të kësaj partie në njësinë nr.5 në Tiranë, tek rruga “Komuna e Parisit”. Meta u shpreh i sigurt se LSI i njeh më mirë se të gjitha forcat e tjera problemet e kësaj zone të kryeqytetit, ndaj dhe do të jetë garante për zgjidhjen e tyre për 28 Qershorit.

“Unë do t’ju ftoja të gjithëve që të angazhohemi fort gjatë këtyre pak javëve, jo vetëm për tu pajisur të gjithë ata që s’kanë pasaporta me karta identiteti, por mbi të gjitha për t’jua bërë të qartë të gjithë qytetarëve të kësaj zone dhe të gjithë Tiranës dhe Shqipërisë, që nuk mund të vazhdohet më me një Kryeministër mashtrues si Sali Berisha”-tha ndër të tjerash Meta. Edhe një herë tjetër, Meta e ka përqendruar vëmendjen ndaj mbështetjes së bizneseve fason, fabrikave ku punësohet mbi 100 mijë shqiptarë dhe që jep një kontribut shumë të madh.

Ne dëgjojmë Berishën që thotë se futëm Shqipërinë në NATO dhe tani jemi ndryshe-vijoi Meta, teksa ka shtuar se-ne e dimë shumë mirë, tha Meta, se futja në NATO ishte një vendim i SHBA dhe i vetë NATO për të forcuar stabilitetin dhe sigurinë në Ballkan dhe populli shqiptar ka një meritë të madhe, sepse është populli më pro NATO nga të gjitha vendet anëtare të NATO-s.

“Standardet e NATO-s dhe të Bashkimit Evropian nuk kanë të bëjnë me propagandën dhe demagogjinë për qëllime elektorale. Por, ju keni nevojë për një alternativë dhe për një Qeveri që të zgjidhë problemet me të cilat ju ndesheni çdo ditë dhe forca që i njeh më mirë këto probleme është Lëvizja Socialiste për Integrim, theksoi Lideri i saj, Meta”-tha më tej kreu i LSI-së.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›