E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gripi i derrave,shtohen rastet

Gripi i derrave vazhdon te perhapet ne vende te reja duke e cuar numrin e shteteve te prekura ne 53. Gjate dites se sotme autoritete e shendetesise Italiane kane konfirmuar 4 raste te reja.Te kater te prekurit jane shtetas Italiane qe ditet e fundit jane kthyer nga Shtetet e Bashkuara.Ne Turqi gjithashtu jane rregjistruar 2 raste te reja.Skenari ka qene i njejte, te prekurit sapo ishin kthyer nga nje udhetim ne Shtetet e Bashkuara.Ata jane pikasur nga skaneri i nxehtesise i vendosur ne aeroport.Listes se shteteve te prekura i eshte shtuar edhe Qipro duke rregjistrruar rastin e pare, nje 39 vjecare ka rezultuar pozitiv pas analizave. Zyrtaret e shendetesise vendase deklarojne se e prekura vinte nga shtetet e Bashkuara. Edhe Vietnami ka rregjistruar rastin e pare me gripin e derrave.Ai eshte nje student 23 vjecar i cili gjithashtu vinte nga nje udhetim ne shtetet e Bashkuara. Organizata boterore e shendetesise ne daljen me te fundit , deklaroi se numri te prekurve ne bote kap shifren e 15 mije e 514 te prekur ne 53 shtete te ndryshme. Ndersa numri i personave qe kane humbur jeten shkon ne 99.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›