E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ministrat e brendshem te G8-es ne Rome

Lufta ndaj pirateve, ndaj terrorizmit dhe ndalimi i emigranteve klandestine. Jane keto temat kryesore qe po diskutohen ne samitin e ministrave te brendshem te G-8 ne Rome.Ceshtja e pirateve somaleze eshte nje nga pikat me shqetesuese per komunitetit nderkombetar dhe zgjidhja e dhene nga paneli pjesemarres per kete problem, eshte krijimi i instrumentave juridik nderkombetar per ta frenuar. Gjate hapjes se punimeve ministri i puneve te brendeshme Italiane Roberto Maroni foli edhe per ceshtjen e pranimit te te denuarve nga burgu i Guantamos.Ai nenvizoi se vendi i tij eshte kundra pranimit te tyre pa krijuar me pare nje kornize ligjore nderkombetare.Gjithashtu Maroni mbrojti masen e qeverise Italiane per te kthyer te gjitha anijet me klandestine qe vijne nga Libia. Mase e cilesuar si raciste dhe diskriminuese nga organizata e huaja, madje ka hasur edhe kundershtine e selise se shenjte. Si gjithmone edhe ne kete rast nuk mund te mungonin protestat. Qindra emigrante kane zhvilluar nje manifestim paqesore kunder ketij samiti, qe ata e konsiderojne si mbledhja qe nxjerr ne pah Krizen dhe Racizmin e madh qe egzizton ne Europe.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›