Tadic:Nuk pranojme kushte per Kosoven
Presidenti i Serbise Boris Tadic ka deklaruar se vendin e tij drejt integrimeve euroatlantike askush nuk do ta kushtezoje me pranimin e pavaresise se Kosoves. Keto komente ai i ka bere ne mbledhjen e Keshillit qendror te partise se tij Demokratike. Gjate takimit me mbeshtetesit partiak ai theksoi se ka marre premtimin edhe nga nenpresidenti amerikan Xho Bajden, gjate vizites qe ky i fundit zhvilloi ne Beograd dy jave me pare. Sipas kreut te shtetit serb kjo vlen edhe per integrimet e Serbise ne NATO, kur te vije koha. Tadic si gjithmone ka riperseritur frazen se Serbia per Kosoven do te luftoje me te gjitha mjetet diplomatike ne dispozicion.