Gripi i derrit, Vasili: Situata në vend, normale
TIRANË- Ndryshe nga sa ndodh në vende të tjera, kur virusi H1N1 po bëhet gjithnjë e më shumë kërcënues, në vendin tonë situata duket normale. Së paku kështu ka garantuar sot ministri i Shëndetësisë, Petrit Vasili, sipas të cilit janë marrë të gjitha masat e nevojshme dhe aktualisht situata në vend është e qetë.
"Situata po ndiqet hap pas hapi, Shqipëria nuk ka zhvillime as të rëndësishme as të parëndësishme, ka një zhvillim normal. Nuk kemi raste të reja të gripit të derrit. Kemi një situatë nga më të mirat në rajon" tha ai.
Më tej, Vasili njoftoi se pas disa ditësh do të kryen ekzaminimet e rasteve të dyshuara në laboratorin që do të ngrihet në vend.
"Brenda pak ditësh ne do të kemi laboratorin tonë të ekzaminimit ashtu sikurse kishim premtuar dhe njëkohësisht brenda muajit dhjetor do të fillojmë dhe vaksinimin e grupeve të riskut" sqaroi Vasili.