'Baze', Gjykata e Lartë liron shoqëruesin e Taçit
TIRANË - Gjykata e Lartë vendosi sot pasdite masën e sigurisë 'detyrim paraqitje' për shoqëruesin e biznesmenit Rezart Taçi, i cili akuzohet për rrahje në bashkëpunim të gazetarit Mero Baze mbrëmjen e 19 nëntorit.
Për Irgen Selfon, Gjyakata e Lartë ndryshoi masën nga 'arrest me burg' në 'detyrim paraqitje', duke rrëzuar në këtë mënyrë vendimin e Gjykatës së Apelit.
Presidenti i kompanisë "Taçi Oil", Rezart Taçi bashkë me dy truprojat e tij kanë rrahur në një nga lokalet e Tiranës gazetarin Mero Baze. Sipas prokurorisë rrahja është kryer për shkak të detyrës, ndaj edhe masa e dënimit është kërkuar më e lartë.
Gjykata e Tiranës la një javë në arrest me burg biznesmenin Taçi, vendim që më pas e rrëzoi Apeli për të dhe njërin prej shoqëruesve Bledar Lilon.